Versioni i fundit për kokainën e Durrësit: Nuk mbaj mend mirë çfarë kam thënë

Postuar në 28 Mars, 2018 18:09

Në krye të betejës politike për të mbrojtur versionin se droga e Maminasit ishte vetëm operacion i policisë shqiptare, kryeministri Rama tani konfirmon të kundërtën. Në skenë kanë dalë italianët, jo nga raportimet në media, por nga  goja e vetë kryeministrit.

Me dashje apo pa dashje, në një intervistë për Die Welt, kreu i qeverisë shqiptare tha se operacioni ishte në bashkëpunim me policinë italiane, e cila mësa duket i ka bërë një konçesion palës shqiptare, duke mos raportuar asgjë lidhur me këtë operacion. 

“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëherë duhet të ketë shumë më shumë se aq. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qendra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre. Është krim i organizuar europian”- ka deklaruar Rama për gazetën gjermane Die Welt. 

Intervista e kryeministrit për Die Welt është përkthyer dhe pasqyruar nga Agjnencia Telegrafike Shqiptare, çka heq çdo alibi për keqinterpretim apo keqpërdorim nga ato që zoti Rama i quan media kazani. 

https://ata.gov.al/2018/03/27/paradoks-qe-shqiperia-nuk-eshte-ne-be/?utm...


Vetë kreu i qeverisë reagoi me një postim duke shpjeguar se nuk mbante mend saktësisht versionin gjermanisht të intervistës, dhe se vazhdon t'i qëndrojë bindjes se operacioni është kryer nga vetë policia shqiptare.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.