Gropa e rafinerisë së Ballshit dhe fiasko me miliarderin amerikan
Naftëtarët e Ballshit ndalën protestën pasi morën garanci nga qeveria se përmes një kredie do shlyheshin pagat e muajit nëntor. Megjithatë kjo duket një zgjidhje e përkohshme, pasi problemet me rafinerinë e Ballshit janë më të thella dhe zënë fill që në vitin 2008 me privatizimin e kompanisë "ARMO".
Në shtator 2016, qeveria aktuale bekoi në një ceremoni të veçantë atë që e shpallën si një marrëveshje private me një grup biznesmenësh "COGM Holding LTD" për të rivënë në punë rafinerinë.
Harry Sargeant zv/president i i kompanisë "Global Oil Management Group Ltd", një korporatë ndërkombëtare në fushën e naftës me bazë në Florida, u shfaq si përfaqësues i grupit investitor shtatorin e shkuar, gjatë inspektimit që i bënë rivënies në punë të uzinës nga ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.
Reporter.al shkruan se një vit pas marrjes me qira të rafinerisë së Ballshit nga nje bankë e nivelit të dytë, "IRTC" gjendet në vështirësi financiare. Ndërkohë që prej dhjetorit 2016, administratori i "IRTC" në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiwan’ në Tiranë, Besnik Sulaj.
"IRTC", e regjistruar fillimisht në ishujt Virgjin, kishte në krye të Këshillit Mbikqyrës Mustafa Abu Naba’a- biznesmen domenikan i njohur në arenën ndërkombëtare të tregtisë së naftës
Por "COGM Holding LTD" njoftoi të premten nëpërmjet një njoftimi për shtyp se paketa e saj minoritare në kompaninë "IRTC", e cila administronte rafinerinë, i ishte shitur partnerëvë të saj vendorë, pa specifikuar se kush ishin këta të fundit.
Të dy rafineritë e vendit, ajo e Ballshit dhe ajo e Fierit, përbënin një ndërmarrje fitimprurëse të shtetit shqiptar deri në vitin 2008, e aftë për të mbuluar deri në 25% të konsumit vendës të nënprodukteve të naftës. Rafineritë hynë në kriza të përsëritura pas privatizimit në vitin 2008.
Një investigim i vitit 2016 nga BIRN zbuloi se si biznesmeni Rezart Taçi përvetësoi qindramilionë dollarë ndërkohë që institucionet e shtetit qëndronin pasivë përballë borxheve në rritje.
Add new comment