Vjosa fiton betejën e parë me qeverinë dhe turqit

Postuar në 02 Maj, 2017 19:06

Qeveria ka humbur betejën e parë ligjore që prish planet e saj për ndërtime hidrocentralesh mbi lumin Vjosë.Gjykata Administrative vendosi  ndalimin e punimeve për hidrocentralin e Poçemit, duke u dhënë të drejtë banorëve që protestuan. Hideocentrali i Poçemit është i dyti që ndërtohet mbi lumin Vjosë pas atij të Kalivaçit. 
Në korrik, kur qeveria shpalli shpërblimin me bonus të dy shoqërive turke, hasi në kundërshtimin e disa shoqatave të ambientalistëve, që kërkojnë pezullimin e planeve për ndërtim hidrocentralesh në këtë zonë.
Hidrocentrali i Poçemit ka një vlerë investimi të  parashikuar mbi 100 milionë euro dhe një kapacitet prodhimi 305 milionë kilovat orë energji në vit. Sipas marrëveshjes paraprake, afati për ndërtimin e tij ishte 36 muaj pas marrjes së lejes së ndërtimit.
I gjatë 270 kilometra, lumi Vjosës konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit e egër të Europës, që rrjedh në mënyrë të natyrshme nga burimet në Greqi deri në grykëderdhjen në detin Adriatik.
Sipas një koalicioni të gjerë të Organizatave Mjedisore ndërtimi i digave në Poçem dhe Kalivaç si dhe hidrocentraleve të vegjël në degët e Vjosës si Lengaricë, Bënçë, Shushicë, Kardhiq, Picar etj, do t’i jepte fund vizionit për një Park Kombëtar në rrjedhën e Vjosës. 
Parlamenti Europian i ka kërkuar kohët e fundit qeverisë shqiptare të rishikojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të këtij lumi dhe të hartojë Planet e Ndikimit në Mjedis përpara se projektet të vihen në zbatim. Për të mbrojtur biodiversitn e Vjosës  më shumë se 200 shkencëtarë i ishin drejtuar me një letër kryeministrit për të ndalur këto projekte. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.