Drejtuesi i dikurshëm i Top-Channel, Enkel Joti, emërohet drejtor i QSUT-së
Ogerta Manastirliu la detyrën e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare pasi erdhi në atë detyrë si zgjedhje personale e kryeministrit Edi Rama. Manastirliu njihet si pjesë e atij që quhet si Stafi i Bashkisë, njerëz që kanë punuar me Ramën kur ishte kryebashkiak dhe që aktualisht katapultohen në detyra më të larta pikërisht për këtë kredencial: njohjen me kryeministrin.
Pasuesi i Manastirliut në detyrën e drejtorit është Enkel Joti, ish-administrator i Top-Channel në kohën kur ky televizion ishte de facto aneks mediatik i PS-së dhe politikave të Edi Ramës. Joti u largua nga televizioni në fjalë pas kalimit të tij në drejtimin e znj. Hoxha e cila bëri ndryshime jo të vogla në stafin drejtues.
Add new comment