Shenjtërimi i Stepinac, nis takimet komisioni katoliko-ortodoks

Postuar në 16 Shkurt, 2017 08:59

Kanonizimi si shenjtor i Alose Stepinac, kardinalit kroat në kohën e Luftës II Botërore, do të bëhet në varësi të konkluzioneve të komisionit të përbashkët mes Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse që këto ditë po zhvillojnë takime në Novi Sad. Komisioni u krijua me iniciativën e Papa Françesku dhe ai do të marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet, faktet dhe provat sipas të cilave pretendohet se Stepinas ka marrë pjesë në krijimin e Shtetit të Pavarur të Kroacisë dhe politikën e tij genocidale.

Vendimi për të kanonizuar Stepinac solli reagime nga Beogradi zyrtar i cili solli në vëmendje se mbi kardinalin rëndojnë akuza, por edhe një vendim gjyqi për bashkëpunim me nazizimin, i marrë pas Luftës. Komisioni do të mbajë edhe dy mbledhje të tjera, një në Podgoricë dhe tjetra në Slavonka Pozega në Kroaci, ndërkohë që deri në fund të vitit çështja do të ketë marrë një formë përfundimtare.

Përballë godinës ku mbahej takimi u shfaq një grafit që akuzonte Stepinac dhe Paveliç si “engjëj të mëshirshëm” të keqbërësve genocidalë nazistë dhe ustashë. Në grafit bëhej thirrje kundër fashizmit dhe kundër aleancës tripalëshe, FMN-BE-NATO, që quhen kuislingë.  

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=02&dd=14&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.