Fantazma e TEC-it të Vlorës, Gjiknuri paralajmëron dhënien me konçesion

Postuar në 24 Maj, 2016 11:17

Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri ishte i pranishëm sot në forumin “Projektet lider dhe modelet e reja të menaxhimit”. Në fjalën e mbajtur ministri deklaroi se me rëndësi për vendin tonë është projekti për interkonjuksionin Shqipëri-Kosovë, duke  bërë me dije se shumë shpejt do të vihet në funksion TEC-i i Vlorës përmes partneritetit publik privat.

“Do të hapë mundësi për vënien në punë të një aseti tjetër strategjik tonin që ka qenë fantazmë, siç është TEC-i  i Vlorës. Ne kemi siguruar fondet për studimin e fizibilitetit, madje shumë shpejt do të kemi mundësinë e afrimit të partnerëve privatë. Kemi synimin që të gjejmë një operator privat nëpërmjet partneritetit publik-privat që të marrë përsipër vënien në punë, riparimin, investimin e nevojshëm për konvertimin me gaz, megjithëse ato punojnë edhe me naftë edhe me gaz”, deklaroi Gjiknuri.

Termocentrali i Vlorës përfundoi së ndërtuari në vitin 2009, me një investim prej 110 milionë eurosh nga shteti shqiptar dhe u vu në punë vetëm për 2 vjet, për shkak se shfaqi një defekt në sistemin e ftohjes së tubacioneve. Në fakt KESH nuk e ka marrë ende në dorëzim TEC-in e Vlorës nga kompania ndërtuese, pasi ka probleme me impiantet e ftohjes, dhe palët gjenden në arbitrazh ndërkombëtar. Ky projekt ka nisur në vitin 2004 me një kredi prej 92 milion të Bankës Botërore, që shlyhet tashmë nga taksapaguesi shqiptarë. I planifikuar për të funksionuar me naftë, ai rezultoi me kosto të lartë të prodhimit të energjisë. Tani pas më shumë se 12 vitesh TEC-i kërkon para të tjera shtesë për ta kthyer teknologjinë nga me naftë, me gaz.

Comments

Submitted by Prof. (not verified) on

Kur ngordhi djalli, la amanet qe kur ta varrosnin, t'i linin nje cope litari me lak, perjashta varrit te vet. Njerezit kur kalonin, u ngecte kemba te laku i litarit qe dilte nga varri i djallit. Keshtu qe, djalli, edhe i vdekur ne jeten e andejme, ngaterronte dynjane ne jeten e ketejme.
Keshtu edhe puna e ketije TEC- i, qe na e ka lene peshqesh baba S (t) ALI (ni).
Te na rroje sa malet, mbasi ka tre vjet i ikur nga pushteti, dhe perseri ai vazhdon e qeveris.
I lumte deri sa i ecen
Kur gjen koqe, si keta qe gjasme qeverisin, mire u a ben.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.