Rasti “Balili”, lufta e vjetër PS-LSI, një opozitë në jerm dhe një Ministri e Brendshme që nuk është për t’u besuar më

Postuar në 12 Maj, 2016 16:12

Rasti i Klement Balilit po nxjerr në dritë se deri ku i ka zgjatur duart politika në aktivitete kriminale, mbrojtjen e tyre apo edhe mbështetjen e forcës elektorale mbi njerëz që kanë lidhje me botën e jashtëligjit. Deklaratat e sotme flasin për një instrumentalizim të çështjes e cila për fat të mirë ka nisur nga jashtë.

Dy standarde nga LSI

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi sot se Balili është shkarkuar nga detyra, pasi sipas tij “ky është minimumi që mund të bëhet në rastet kur zyrtarë të ndryshëm Përfliten”.

Sjellim në vëmendje rastin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili jo vetëm që është përfolur, por është në hetim dhe nuk ka zbatuar një vendim gjykate për mbylljen e mbrojtëseve anësore në vendin ku ditë më parë ndodhi një aksident tragjik. Pse vallë nuk shkarkohet Dashamir Xhika, drejtori i ARSh-së?

Dualiteti Prokurori - Polici

Por për t’u kthyer tek çështja “Balili”; ndërkohë që shkarkimi është një akt i vetëm, të tjera mosveprime ngrenë dyshime. P.sh sot drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, pranoi se “prej muajsh ka një hetim intensiv”, por kur u pyet nëse Balili është nën hetim, ndërroi regjistrin: “Nuk komentoj”, tha ai. Top-Channel raporton sot, përmes referimit të burimeve të veta, se Policia e Shtetit ka kërkuar arrestimin e Balilit, por Prokuroria nuk ka dhënë asnjë përgjigje. “Arrestimi është kërkuar nga policia edhe pse nuk kishte ende një urdhërarrest nga pala greke. Top Channel u interesua pranë Prokurorisë së Përgjithshme për këtë çështje dhe prej andej u deklarua se, nuk ka asnjë koment për këtë rast. Një ditë më parë, me anë të një njoftimi policia konfirmoi se kishte djeni për çështjen, e cila kishte nisur të hetohej 2 vjet më parë në bashkëpunim me policinë greke dhe DEA-n, agjencia amerikane e luftës kundër drogës”, raporton TCh. Duke nxjerrë në dritë dualitetin Polici – Prokurori, mund të merret me mend edhe pseja e politizimit të çështjes në fjalë. Kryeministri Edi Rama kërkoi ta kapitalizonte si sukses të policsë hetimin e trafikut ku rezulton i përfshirë Balili për ta cilësuar sulmin e opozitës hipokrizi dhe të paskrupullt.

RAMA- MOS PËRDORNI TRAFIKANTËT PËR TË SULMUAR... by 3-14-15-92

Këtu ka rëndësi të theksohet se PD-ja në asnjë rast nuk e ka përmendur LSI-në, ndonëse Balili është zyrtar i saj. Edhe vetë ministri Manjani pranoi se LSI-ja nuk i mbron të akuzuarit por ja lë ato drejtësisë, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha, do të akuzonte në Parlament se Balili është lidhje e Koço Kokëdhimës. Edhe pse ai është zyrtar i LSI-së, sikundër i vëllai është kryetar bashkie në Delvinë, propozim sërish i LSI-së.

Të gjithë gënjejnë

Nisur nga kjo shëmtirë politike që po riofrohet sërish mund të konkludohet se të gjithë po gënjejnë. Kur kryeministri deklaron se ka muaj që po vijojnë hetimet, ai nuk di të na thotë se përse nuk ka asnjë arrestim, siç ndodh zakonisht për hetime të sinkronizuara. Bashkëpunimi është thjesht këtu gjethja e fikut pas një realiteti që nuk kontrollohet dot: hetimit nga një vend tjetër. Në një nga operacionet më të suksesshme siç deklaroi drejtori i Policisë Çako, organet shqiptare, ministri, kryeministri, nuk dinë të thonë ende se kush dyshohet, kush ndiqet, kush arrestohet. Nga ana tjetër, duket se Sali Berisha po luan një rol mburojë për LSI-në në këtë rast, për llogari dhe interesa të vetat. Pasi është krejt e pamundur që këtij t’i ketë shpëtuar lidhja e Balilit – që ai e quan Escobar – me LSI-në. Me sa duket axhenda e një pjese të opozitës është mbajtja e linjës së akuzës ndaj PS-së, në funksion të llogarive elektorale. Me PS këtu duhet kuptuar ministri dhe Ministria e Brendshme, institucion tek i cili Askush nuk duhet të ketë më besim.

Comments

Submitted by Arturi (not verified) on

Ia nxorret lakrat ne shesh Salikomikut ;)

Submitted by muj (not verified) on

Po edi shalgjatit c'far idoli apo eshte i lar ky

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.