Aksidenti tragjik i Kavajës, që të Rilindësh duhet të vdesësh pa barriera (Video)
Prokuroria e Kavajës, ashtu sikurse edhe ekspertë rrugorë thonë se aksidenti i së shtunës në Kavajë, ku nëna me tre fëmijët u ngul në trafikndarësen e autostradës nuk do të kishte këtë bilancin tragjik, të vdekjes së dy fëmijëve 3 dhe 5 vjeç nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë.
Nëse shkaku për t’u lënë i hapur ky shteg, ka qenë lidhja me zonën e shërbimit, atëherë edhe kjo pikë nuk është respektuar pasi Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar në 2014, e thotë qartë që hyrje-daljet në zonat e shërbimit duhet të kenë korsitë e ngadalësimit, duke lejuar ngadalësimin në mënyrë të sigurt të mjetit që shkëputet nga karrexhata.
Aq më tepër, në këtë rast, dalja nga autostrada në keto vende ku barrierat nuk janë vënë, nuk të çon në njësi shërbimi, si karburantet, por në rrugën dytësore, fakt ky që e bën mungesën e tyre edhe më të rrezikshme raporton Tv Klan.
Në këtë fabul tragjike me regjisorë drejtorë drejtorish të Rilindjes që po punojnë për një shtet që të mbron jetën dhe pronën, shteti u kujdes që ta përmbyllte dramën. Nëna dhe 3 fëmijët e saj po shkonin në Rrogozhinë për të takuar babain,e proceduar në paraburgim për një ndërtim pa leje. Pas aksidentit shteti vuti dorën në zemër dhe ndryshoi masën e arrestit për babain që humbi 2 fëmijët, duke hequr barrierat e paraburgimit dhe e lënë të lirë të vuajë vdekjen e dy fëmijëve.
Add new comment