Procedim penal për “të rënët në krye të detyrës”, “Dëshmorë të Atdheut”: Dyshime se u shkelën rregullat e fluturimit

Postuar në 09 Prill, 2016 16:17

“Tre ditë pas aksidentit tragjik, gjatë të cilit humbën jetën dy pilotë, ndërsa një i tretë u dëmtua, prokuroria e Shkodrës regjistron procedimin penal për dyshimet se janë shkelur rregullat e fluturimit ajror dhe për lëvizje të trupave ushtarake pa të drejtë apo pa një shkak të ligjshëm.

Një burim zyrtar i tha Top Channel se këto vepra parashikohen në kodin ushtarak përkatësisht sipas neneve 83 dhe 48 te kodit ushtarak. Burimet shtuan se përsa kohë nuk dihet ende se përse helikopteri EC145 me ekuipazh dy dëshmorët Florian Deliaj dhe Donald Hoxha dhe të mbijetuarin Gerald Baramuça është ngritur nga baza e Farkës, dyshimet e prokurorisë fokusohen tek këto dy vepra penale.

Gjithashtu, nuk dihet ende itenerari i saktë i helikopterit, megjithëse shefi i Shtabit të Përgjithshëm menjëherë pas rrëzimit të helikopterit deklaroi se itenerari i helikopterit ka regjistruar si shkëputje nga baza në Farkë orën 12.10, ndërkohë që kontakti i fundit në fluturim ishte në orën 13.45 minuta të datës 6 prill.

Burimet shtuan se Prokuroia e Shkodrës ka përfshirë në hetime edhe prokurorine e kryeqytetit, të cilës i kërkohet të kryejë disa veprime hetimore, siç janë marrja e dokumentacionit në bazën ajrore të Farkës si edhe në qendrën e kontrollit të raportimit në Rinas.

Ndërkohë ende nuk është marrë në pyetje i mbijetuari Baramuça për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Megjithatë ushtria raporton se helikopteri u nis sipas një programi të planifikuar dhe të miratuar më parë për një fluturim stërvitor, por ende mbetet e paqartë dinamika se kush ishte piloti kryesor, përgjatë cilit korridor ajror fluturonte eurokopteri dhe cilat janë shkaqet e rrëzimit të tij. Prokuroria thotë nga ana e saj se për zbardhjen e dinamikës do të ndihmojë edhe kutia e zezë që pritet të merret nga ekspertët e kompanisë Eurocopter që i janë bashkuar kërkimeve për nxjerrjen e mbetjeve të helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës.

Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes nga ana e saj ka urdhëruar këtë të shtunë hetim administrativ të ngjarjes. Diten e aksidentit Top Channel raportoi se në futurimin e mëngjesit kur Eurocopter  EC 145 u ngrit nga Farka kishte raportuar vetëm për dy pilotë”(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=323802#k1)

Shënim: Shkrimi më sipër është sjellë fjalë për fjalë nga raportimi i Top-Channel sot. Po shtojmë vetëm pyetjen për ministren e përlotur dhe të përlotshme të Mbrojtjes:  U nderuan më shumë apo u fyen më shumë dy pilotët me titullin e shpejtë “Dëshmor”? Apo do ta kaloni edhe këtë si gjithë të tjerat? 

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Shkrimi eshte negativ shpirtkeq.
E para, ata jane te vdekur, dhe per te vdekurin, njeriu frenohet shume kur flet. Eshte jo humane. Shkrimi shpreh ligesi.
E dyta, sa per ministren e mbrojties, ajo i del zot vehtes, dhe jo tinezisht si autori qe nuk ka emer i ketije shkrimi, do te thosha, shkrim i poshter, i ndyre, jo njerezor kur ka dhimbje shpirti si vdekja, por per te gjetur nje aresye dhe o burra te godasim ministren.
Pse ore ligavec i shkrimit, edhe sikur te jete e vertete ajo qe, po nderton nje shtepi, nder tokat e ta pareve nga babai, nuk ka ajo, mundesi, per te marre nje makine me qera, per te ngarkuar c'fare t'i duhet e t'i coje atje ku i duhen, pa zhurme e pa e marre vesh bythe e jote e thartua bashke me koken tende te cartur ?
Turp te te vije.

Submitted by redaksia on

o Zoti SYMADH, te lutem HAPI SYTE: Shkrimi eshte marre nga Top-Channel. 

Shenimi poshte shkrimit eshte i ResPublica. Te lutem respketo diapazonin e shikimit qe na thua se ke. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Fajtor apo Deshmor !!!!?? Ne te dyja rastet edhe pse mundoheni me dal te pafajshem ju jeni fajtoret Shteti Mimi ..ja mbyllet gojen familjarve me lek dhe shpejt e shpejt i shpallet heronj tesh qe ka ardh momenti me u gjet pergjegjsi doni me i ba fajtor ky jeni ju po populli e ka fajin qe sqohet per revolucion !!

Submitted by Symadhi (not verified) on

Kerkoj ndjese.
Nga impresioni, me ka shpetuar shenimi me te zeze i redaksise.
Gjithsesi,ne adresen t'uaj, nuk kam thene asnje fjale.
Here tjeter, sipas verejties t'uaj, dhe shikimit tim, symadh,
DO T'I HAP SYTE.
Faleminderit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.