Ambasadori i OSBE: Media në Shqipëri nuk përmbush rolin që i takon, RTSH i margjinalizuar para privatëve
Roli i medias në Shqipëri është jashtë funksionit që i takon. Kjo është konsiderata e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig. Sipas tij media shqiptare ofron vetëm pamjen e jashtme, por nuk ka përmbajtje që i shërben intersave të publikut dhe njohjes më të gjerë të asaj çfarë ndodh në rajon.
"po ta shohësh nga afër, kupton se ky numër i madh subjektesh mediatike ofron, në fakt, përmbajtje shumë të kufizuar dhe është shpesh i bujshëm e me besueshmëri të kufizuar. Gjithashtu, media përqendrohet shumë në çështjet e brendshme, që rezultojnë në problematika për të cilat publiku mediatik shqiptar ka pak njohuri se çfarë ndodh jashtë Shqipërisë, sidomos në vendet fqinje"- theksoi ambasadori Rauning në një takim për lirinë e medias.
Ai u shpreh se politika ka vonuar transformimin e TVSH-së në një transmetues publik në interes të qytetarëve, duke favorizuar në këtë mënyrë televizionet private.
"Transformimi i RTSH-së në një transmetues vërtet në shërbim të publikut ka hasur në vonesa të mëdha. Parlamentit iu deshën dy vite që të zgjedhë dhe të emërojë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së. Bordi ka tashmë 7 muaj që punon dhe ende nuk është zgjedhur drejtuesi i institucionit"- deklaroi Raunig, duke shtuar se për momentin, në Shqipëri vihet re një disbalancë e theksuar ndërmjet stacioneve televizive private të avancuara, dhe transmetuesit publik kombëtar të margjinalizuar.
Sipas tij vijimi i kësaj situate do të thotë që media publike të mos përmbushë rolin e vet parësor, konkretisht të japë informacion të besueshëm, të veprojë si roje e demokracisë, të ofrojë argëtim cilësor edhe të japë edukim bashkëkohor, në interes të qytetarëve shqiptarë.
Comments
Dua qe te shkoj ne te s`emes
Dua qe te shkoj ne te s`emes edi rama vetem si nuk nderhyn ne nje televizion publik qe eshte nje nevojtore e mediokritetit qe nga emisioni i mengjezit e deri sa mbyllet ne mengjezin tjeter per te fillur te leshoje aromat e nje grope septike. A ka nje staf/keshill artistik qe i kontrollon programet per nga cilesia?! Eshte nje skandal emisjoni "Miermengjes" edhe emisionet skandaloze "Cfar me afron" qe pasohet nga nje emisjon tjeter monument te banalitetit ku Gjergj Leka gjen viktima haqndikape dhe ben "miresira" me dreka e filantropi si maskarade...Drejtori i TVSH duhet te jete me derrasa mangut e duhet te mbyllet ne nje cmendine...
Add new comment