Më i sigurtë se Ruanda? Londra konsideroi edhe Irakun për deportimin e azilkërkuesve

Postuar në 06 Maj, 2024 12:21

Qeveria britanike fitoi betejën juridike për të trajtuar kërkesat e azilkërkuesve në Ruanda nën argumentin se Ruanda është një vend i sigurtë. Mirëpo këtu nuk ka asgjë parimore dhe ajo që bëri Londra zyratre është të hiqte qafësh një kontigjent njerëzish të padëshiruar për higjenën sociale të metropolit. Konfirmohet tërësisht një qasje e tillë nisur nga raportime të mediave në Britani, sipas të cilave në procesin e shqyrtimit të opsionit të deportimit, përveç Ruandës, qeveria britanike konsideroi si vend të mundshem edhe Irakun.

Kjo do të çonte njerëzit në një vend për të cilin qeveria jonë këshillon të gjithë të mos shkojnë

shkruan Sky.

Aktualisht qeveria britanike ka marrëveshje rikthimi me Irakun, ndërkohë që televizioni në fjalë raporton se Londra ka punuar dhe po punon për marrëveshje rikhtimi edhe me Etiopinë, Eritrenë dhe madje Iranin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.