Kush qëndron pas padisë kolektive ndaj SPAK dhe a lidhet kjo me ligjin e ri për Presidentin?

Postuar në 02 Maj, 2024 01:34
Shaptilografisti

 

Ajo çfarë ka ndodhur me skandalin “5D” në Bashkinë e Tiranës ka gjeneruar zhvillime të papritura. Burime për “Të Kripura” bëjnë me dije se me iniciativë të ish-Borëbardhës  së Durrësit, Vangjush Dako, është ndërmarrë një class action kundër SPAK dhe GjKKO.

Sipas burimeve të gjithë ish-kryebashkiakët që sot ndodhen në burg, në kërkim apo arrest shtëpie kanë firmosur një padi kolektive për standarde të dyfishta në kërkimin e masave të sigurisë, në afatet e hetimeve penale dhe dënimet e kërkuara bazuar dosjet përkatëse. 

Edhe nga vetë dosja aktuale e SPAK rezulton se asnjë prej shkeljeve të shqyrtura për subjektet firmëtare të kësaj padie, nuk i afrohet për nga tërësia e kundërvajtjeve penale, pasojave të supozuara se janë krijuar dhe organizimit institucional në shërbim të përfitimeve të paligjshme që po hetohet për rastin e dy dosjeve ku përfshihet Bashkia e Tiranës. Në këto kushte ne çmojmë se standardi i vendosur përfaqëson një normë të diferencuar në gjykimin e paanshëm dhe në respektimin e të drejtës për barazi para ligjit. Pra një shkelje kushtetuese që vjen nga diskrecioni i posaçëm i organeve të reja të drejtësisë 

thuhet ndër të tjera në padinë në fjalë të cilën “Të Kripura” e ka parë në origjinal.(mungon baza ligjore referuese-shën.red)

Burimet sqarojnë se çështja kërkon trajtim kushtetues dhe pas çështjeve të fituara në Strasburg përbën momentin e dytë të goditjes me mjete ligjore të sistemit të ri të drejtësisë, me dallimin se në rastin e tanishëm pala paditëse do të kërkojë të çmohet standardi i hetimit dhe gjykimit(përfshihet GjKKO) jo vetëm në raport me zbatimin e ligjeve përkatëse proceduriale dhe materiale, por edhe në referin të parimit të pandashnërisë dhe kontinuitetit të dhënies së drejtësisë për shtetasit. 

Duhet thënë se lëvizja në fjalë është parë me shumë shqetësim në selitë diplomatike kryesore në Tiranë nisur nga dyshimi se ajo mundet të jetë e mbështetur në heshtje nga kryeministri Rama që përfiton qoftë izolimin e kryebashkiakut Veliaj si rast par exellence korrupsioni që do të shmangte vëmendjen nha dosje të tjera, qetësimin relativ të opozitës që mund të shpresojë te fitimi I kohës, aq edhe te paralajmërimi i organeve të reja të drejtësisë që nuk kanë imunitet të padiskutueshëm. 

Nisma shihet me shumë dyshim edhe për shkak se së fudmi z. Rama ka shpërndarë në ambasadat kryssore një non paper për ligjin “Për Presidentin e Republikës” ku parashikohen ndryshime te kompetencave të kreut të shtetit, çka lidhet me ambicien e hapur të z. Rama që të vazhdojë sundimin faktik nga një zyrë tjetër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.