Afera "5D", Veliaj ligjërisht titullar i Autoritetit Kontraktor dhe Nëpunës Autorizues

Postuar në 06 Maj, 2024 13:38

Në një intervistë për MCN TV, nënkryetari i Këshillit të Bashkisë Tiranë, Dorian Teliti, ka vënë në dukje një fakt që sipas tij anashkalohet në media.

Teliti ka nënvizuar se në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është edhe titullar i autoritetit kontraktor – Bashkia Tiranë dhe njëkohësisht edhe Nëpunës Autorizues për çdo negociim apo prokurim, çka e vendos atë në pozitë juridike përgjegjëse për çdo lek të shpenzuar nga Bashkia Tiranë.

Teliti ka shtuar po ashtu se kompania “5D”, që aktualisht është nën hetim ka lidhur kontrata me Bashkinë Tiranë dhe në këtë kuptim është e pashpjegueshme që SPAK nuk thërret për dëshmi Veliajn që ka përgjegjësi ligjore direkte.

Një element ky që në të vërtetë e lidh z. Veliaj me çështjet e “5D”, që përfaqëson në pamje të parë një nga aktet më të larta të korrupsionit 30 vjeçar në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.