Drejt urdhër-arrestit ndërkombëtar për Netanjahun. Për çfarë i përdorte raketat Izraeli?

Postuar në 03 Maj, 2024 15:34

Media të ndryshme raportojnë se tashmë urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu dhe anëtarë të kabinetit të luftës është çështje kohe. BBC-ja raporton madje se në TelAviv janë vënë në alarm nga ky lajm që duhet ende të konfirmohet, pasi kjo do të shënonte ngritjen e akuzës ndërkombëtare për krime lufte nga Izraeli në Gaza.

Kaq për kronikën e sotme. Me këtë rast kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lavdëroi pak muaj më parë Izraelin dhe raketat e tij drejt Gazës. Si një njeri që po sorrollatet për një rol publik ndërkombëtar, deklarata e tij në prani të presidentit Macron, tingëllon pak si karabushe. Pak a shumë si ajo për Donald Trump që është rrezik për qytetërimin.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.