Zdromsi i mbeti në dorë opozitës. Po s'e hoqi as tani, le të shesë fiq

Postuar në 01 Maj, 2024 12:43

Erjon Veliaj me aferën “5D” dhe më tutje inceneratorët ia ka mbetur në dorë opozitës. Asaj në Parlament dhe asaj të Dritares. Këtu nuk duhet të quajmë opozitë Bashën dhe sorrollatjet e tij.

Pse i ka mbetur në dorë? Sepse skandali është shumë i madh: mjafton akuza që çoi në arrestimin e drejtorëve të Bashkisë për të kuptuar se për çfarë po hetohet. Dhe është jashtë çdo imagjinate politike që një opozitë të rrijë e të bëjë sehir derisa drejtësia të flasë dhe të mos kërkojë largimin e kryebashkiakut.

I cili është kapur si fija e barit pas votës që i është dhënë, a thua e kanë votuar të bëjë çfarë të dojë. Opozitës i ka mbetur pra në dorë një skandal përtej pritmërive të saj dhe babalo-fantazisë që ajo ka rëndom. Skandali është i tillë që nëse opozita nuk është në gjendeje të largojë Erjon Veliajn nga detyra, të detyrojë pra largimin e tij, atëherë ajo nuk do të dëshmojë dot asgjë përpara atyre pak që kanë mbetur e shpresojnë se diçka mund të ndryshojë.

Kërkesa dhe këmbëngulja për largimin e Zdromsit është minimum i një opozite në kushtet e tanishme dhe kjo kërkesë teknikisht është më e rëndësishme sesa kërkesa për qeveri teknike që është politikisht e lidhur me zgjedhjet e reja. Edhe në këtë kuadër ekzekutimi i Veliajt për shkak se ka prodhuar një ngjarje të rëndë për vendin, shkon në linjë me interesin e përgjithshëm të opozitës, por edhe të qytetarëve të tjerë që duan ta shohin të qërohet një njeri të tillë nga zyrat e shtetit, të paktën sa të sqarohet çështja.

s.zaimi

Comments

Submitted by X (not verified) on

Zdromsi ka prapa vetes faktorin nderkombetar qe leshon deklarata ne mbeshtetje te Erjon Velise permes ambasadave sa here qe behet nje proteste para bashkise dhe ka prapa vetes partine Socialiste e cila ka nje elektorat shume fanatik i cili i jep voten partise per te bere cfare te doje e si te doje! Kete e kane treguar shume zgjedhje me perpara, pas nje skandali te madh PS si per cudi ka njohur vetem rritje! Keshtu qe ti lesh pergjegjesine opozites per rrezimin e Zdromsit eshte si te tallesh me te! Sa te kete keta dy faktore Erioni nuk bie kurre por edhe nqs do levize ndonjehere prape PS do triumfoje! Ky popull nuk ka kulture pluraliste e as do kete ndonjehere! Eshte si popujt arabe ku pluralizmi nuk mund te futet kurre! Prandaj n.q.s. beni artikuj per tu tallur me opoziten, jepini perpara! Nuk eshte se po i ben kujt pershtypje!

Submitted by redaksia on

Po pse nuk ben pershtypje? Pershtypja do ishte shenja e pare e pluralizmit. 

Tani, opozita tall veten dhe tjetra: shkruajme per Ramen na akuzojne. Shkruajme per opoziten po e tallim. Pastaj nuk ka pluralizem thone. 

Submitted by Pjetri (not verified) on

I nderuar, sa vogel e sheh e boten.
Pluralizimin spo e kerkojme neper artikuj jo, e kerkojme ne jete qe jemi ketu.
Fakti qe Lali Eri mund ti kete gjitha kwto cilesi eshte e vertet. por problemi nuk eshte Lali Eri fundja ai eshte nje cikel. Problemi jane keta te klonuarit qe do vazhdojne po njesoj.
Do vi nje Rama tjeter, nje lali Eri tjeter. Eshte dicka pertej politikes por nejse se mbase po flas per ceshtje shume te medha per dritare te vogla!

Submitted by redaksia on

Gjej dritaren zoteri! Shkruajte ca fjali me siper qe as i hyjne ne pune kujt. Keshtu qe mbare e mire! 

Submitted by I nderuar (not verified) on

Po po nese nuk flitet per Ramen apo Lali Eri, ju nuk keni interes te shihni pertej. Duket sikur gati gati Redaksia, Rama dhe Lali Eri ngjasojne me Tre Uomini e una gamba.

Submitted by redaksia on

Kur shkruhet per cwshtje te aktualitetit politik do lidhen padyshim emra qe ushtrojne pergjegjesi publike. Ne pushtet dhe ne opozite. Nuk shohim qe te kete levizje, debat apo sugjerime me natyre ideologjike, ideore etj..Ja edhe ti qe pretendon kaq shume nga vetja shkruan si anonim. 

Nga ana tjeter ketu kemi publikuar materiale te ndryshme qe as prekin fare aktualitetin dhe brenda kuadratit te vogel te dritares sone, nje kontribut tjeter edhe e kemi dhene. Pretendon ta shohesh pluralizmin si ceshtje sociale dhe kulturore por nese sheh "kritiken" dhe nese sheh kritikat qe behen ketu priren te jene asgjesuese ose nihilizuese nen parimin: ja ke futur kot, e ke gabim ose ca ke me ate e me kete? Qe tradhetojne ne te vertete se cfare klonesh ka verdalle. 

Nuk besoj se ka dicka te keqe ne vetvete qe nje dritare e vogel te jete e angazhuar nen bindjen e vet jo per te verteten, por te lirise per te gjykuar edhe duke gabuar, qe te komentoje aktet e atyre qe ushtrojne pergjegjesi. E qe jane ne bindjen time: flame, kancer, murtaje dhe kolere morale. 

Submitted by I nderuar (not verified) on

Ore detyra nuk ushtrojne vetem Rama dhe Lali Eri, se e bere shqiperine sa vija e verdhe e Tiranes. Detyra ushtron Orgerta qe shendetesia me tenderat eshte bere si me qene club Urgjenca, Blendi i Inovacionit qe cdo gje po ben pervec se risi teknologjike apo ministrine e financave qe duhet ta zgjoj njeri se erdhi pranvera, Bora qe sa here del e flet na duhet te futemi ne dritaret e saj alla filzofike (mjere femijet tane) etj etj. Nuk po i futem bashkise se Vlora dhe Saranda kane sezonin e notit peshkaqen.

Zdromosi eshte si fabulat me fund te keq, meqe e do me perralla krahasimin.
Pretendon nga vetja, po keto jane komplimente per kete kohe kur kazani i koleres morale ska me vend!

Submitted by Aqif (not verified) on

Zdromsi si te gjithe zdromsat e tjere te mediave qe jane bere miliardere, miq te Rames si Alfred Peza, Ermal Mamaqi, kantanari i Bu
Bubqit Bes Kallau (qe i ben lavazho parave te Likes dhe Mones), Gaz Paja etj etj jane nje 2% e Establishmentit Evangjelist te Sorosit qe vjedhin pa pushim dhe tallen me miletin e tredhur shqiptar.

Nuk u ndodh asgje, sepse Amerika e ka kthyer kete vend ne mejhane, njesoj si republikat banane te Amerikes Latine.
Veliaj dhe Toni Gogu me Mamaq e Kallaq kane Aleks pederastin qe i mbron. Mona ka Opus Dein e Vatikanit, Peza ka Ramen e keshtu me rradhe.
Shqiptareve u Ben moral ne media babe Myslym Murrizi, qe, edhe ky eshte me i korruptuar dhe multimillioner si soji i mesiperm.
Ne Shqiperi nuk ka as demokraci e as drejtesi. Sikur td ishim ne vitet 90te, kur Brazil yne rinor i atehershem rrezoi diktaturen e komunizmit dhe ate te Salehut, Zdromsi me Co do te kerkonin azil ne kampin e muxhahedineve te Manzes,por ja qe ky brezi i sotem eshte femeror, lyejne thonjte dhe hollojne vetullat per tik tok, qe iu marrte muti shalte do te thoshin plakat tona.

Submitted by Dori (not verified) on

Eshte pak ndryshe, per te mos thene shume ndryshe. Veliaj u ka ngelur ne dore qytetareve te Tiranes; si atyre qe e kane votuar, ashtu edhe te atyreve qe nuk e kane votuar.
Ne protestat e Opozites, si asnjehere me pare, po degjohen thirrje drejtuar qytetareve te Tiranes te mos rrine indiferente. Domethene, qe aq shume i mpire eshte ky popull, sa detyron Opoziten - e cila per hir te propagandes politike, duhet te shtiret sikur e merr te mireqene mbeshtetjen qytetare - t'i beje thirrje qe t'i bashkohet protestes.
Argumenti se kete proteste po e therret nje Opozite qe nuk ben, nuk ka vlere; ja, vetem te mendojme per pak rastin kur banoret e Tiranes te jene me te vertete qytetare te pergjegjshem, dhe te dalin masivisht te prostestojne... ai grumbulli i vogel i opozitareve te Saliut do te perpihej nga turma e qytetareve, e cila do t'ua hiqte vetvetiu perfitimin e kapitalizimit te protestes.
Tironsi tipik nuk eshte qytetar ne kuptimin politik te fjales; tironsi tipik pershkruhet rendom si njeri i bute dhe i urte, qe i gezon kenaqesite e jetes se perditshme, duke pranuar (po shtoj une) fatalitetin e kesaj dynjaje jarane; kjo eshte arsyeja se pse shumica derrmuese e figurave te rendesishme politike, qe nga pavaresia, jane nga Jugu ose Veriu. Kjo eshte edhe arsyeja, se pse dy partite kryesore, PD dhe PS, kur duan te bejne protesta masive, therrasin ne ndihme qytete te tjera, me shume nga Jugu kur ben PS-ja, dhe me shume nga VEriu kur ben PD-ja.
Kesaj, sic e kemi thene i duhet shtuar edhe ndryshim demografik i Tiranes per gjate 45 viteve komunizem, kur pati nje dyndje besnikesh te regjimit, sidomos nga zonat e Jugut; jo me kot, ne 2015, Rama dhe VEliaj bene ate reformen territoriale, per te ndare nga Tirana zonat qe ne kohen e demokracise paten dyndje verioresh, te perceptuar gabimisht si mbeshtetes te Saliut, kur ne fakt ishin dhe jane gati gjysem per gjysem.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po flisni per gjera qe nuk lidhem fare me njera tjetren. Nese i takon me hy ne burg dikush ka tagrin ta beje dhe nuk ka per tju dhims fare. Jam dakord (cuditerisht) me cfare ke shkruar. Vetem nje fije bari na ndan. Ajo eshte vota. Ne 97 nje miku im i djathte ishte i bindur (dhe vazhdon te jete) se e majta do ta shkaterronte Shqiperine. Dhe ndryshimin e qeverisjes e shikonte si fundin e botes.
Argumenti? Nuk mund te vuaje 30% e shqiptareve vetem se 70% jane budallenj.
Une nuk jam aspak dakord. Vota nuk eshte fije bari. Vota e cdo njeriu eshte e barabarte dhe thjesht numerohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.