Një mesazh nga 225 milionë kilometër larg  

Postuar në 01 Maj, 2024 17:31

Mund të konsiderohet komunikimi në distancën më të madhe ndonjëherë. Toka mori një sinjal lazer 140 milionë milje (225 308 160 km) larg, gjë që mund të ketë implikime të mëdha për të ardhmen e udhëtimit në hapësirë.

Origjina e sinjalit të lëshuar nuk ka asgjë jashtëtokësore. Ai është lëshuar nga anija kozmike Psyche e NASA-s, e cila aktualisht ndodhet në një distancë 1.5 herë më ajo mes Tokës dhe Diellit.

"Kjo përfaqëson një moment historik të rëndësishëm për projektin sepse tregon që komunikimet optike mund të ndërlidhen me sistemin e komunikimit të frekuencave radio të një anijeje kozmike," tha në një deklaratë Meera Srinivasan, drejtuesja e operacioneve të projektit në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforninë Jugore.

Anija kozmike e NASA-s është lëshuar me qëllim eksplorimin e 16 Psyche, asteroidi nga i cili ka marrë emrin.

NASA dëshironte të tregonte potencialin që komunikimet me lazer të kryheshin nëpër distanca ndëryjore, duke mundësuar një komunikim shumë më të shpejtë – nga 10 deri në 100 herë më shpejt se lidhja që është e mundur sot– midis njerëzve dhe sondave që ata dërgojnë në hapësirë.

Kjo arritje ishte veçanërisht e rëndësishme pasi, së bashku me dërgimin e mesazhit lazer në një distancë rekord, NASA arriti të transmetojë të dhënat aktuale të mbledhura nga anija kozmike.

Ky moment është në njëfarë mënyre “paradhoma” e komunikimit të së ardhmes mes anijeve kozmike dhe Tokës dhe vënies së tyre në funksion të hapit të madh të njerëzimit: dërgimit të njerëzve në Mars.

Psyche është planifikuar të fluturojë pranë Planetit të Kuq deri në vitin 2026, ku do t'i afrohet destinacionit të tij final, 16 Psyche, të cilin duhet ta arrijë deri në vitin 2029.

Ajo pritet të skanojë këtë kufi të fundit El Dorados, i cili përmban mjaft metale të çmuara që mund të ndryshonin në mënyrë rrënjësore tregun e arit në Tokë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.