Petrua kundër tradhëtarëve

Postuar në 30 Prill, 2024 16:07

Petro Koçi ka vendosur të ndalojë tradhëtarët e kombit që të kandidojnë në zgjedhje. Shkaku është Fredi Beleri, por meqë ligji shqiptar nuk ka ledhe për të tilla gjëra, z. Koçi është kujtuar ta bëjë. Ja sesi e arsyeton ai këtë:

Spunto ka qenë nga rasti Beleri, por praktikisht nuk e kap rastin Beleri pasi ajo është një çështje që është duke u mbyllur dhe fakti që kandidon në një shtet tjetër i heq atij çdo lloj shansi për të qenë në krye të bashkisë së Himarës. Në rastin Belerit sistemi ynë ligji e kishte të pamundur për ta penguar.

Shpëton edhe partitë politike nga mëkati i kandidimit i njerëzve që dyshohet se kanë cenuar integritetin territorial të Shqipërisë, siç është edhe rasti konkret.  Pra me këtë ligj ndalojmë partitë politike që kanë profilin e Agimit të Artë në Shqipëri siç është PD-ja dhe LSI-ja, të mund kandidojnë njerëz të tillë

Pra Petro Koçi po ndihmon Shqipërinë të lirohet nga tradhëtarët. Çfarë rëndësie ka se kush vjedh, plaçkit, e tjetërson pronën, vjedh apo shet të dhënat e qytetarëve. Jo. Këta kandidojnë vetëm nëse janë dënuar me vendim të formës së prerë. Gjë që nuk po ndodh e as ka ndodhur. Erjon Veliaj p.sh me drejtorët e vet që krijuan kompani për t’i dhënë punë vetes me taksat tona, nuk quhet as tradhëtar dhe as abuzues. Jo, ai vuan nga prezumimi i pafajësisë, sikurse vuan Petro Koçi nga përdëllimi atdhetar. E bëri edhe Petrua një gjë më në fund. Mbase nuk i kanë thënë që “bëje”, e ka nga vetja.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Durim, lereni drejtesine te punoje. Ne qoftese ne Shqiperi nuk do te prezumohet pafajesia per kedo dhe te respektohen gjykatat dhe vendimet e tyre te formes se prere si ne gjithe vendet e civilizuara, ai vend nuk ka per tu bere ndonjehere.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.