AstraZeneca pranon efektet anësore fatale të vaksinës anti-CoVid

Postuar në 29 Prill, 2024 22:07

AstraZeneca ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë efekte anësore. Ndaj gjigandit farmaceutik është ngritur një padi kolektive për pretendimet se vaksina e tij, e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, shkaktoi vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.

Avokatët argumentojnë se vaksina prodhoi një efekt anësor që ka pasur një efekt shkatërrues te disa familje.

Rasti i parë u paraqit vitin e kaluar nga Jamie Scott, baba i dy fëmijëve, i cili mbeti me një dëmtim të përhershëm në tru pasi zhvilloi mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru që e ka penguar të punojë pas vaksinimit në prill 2021. Pavarësisht se i ka kundërshtuar pretendimet e paditësve, AstraZeneca ka pranuar, në një dokument ligjor të dorëzuar në Gjykatën e Lartë në shkurt, se vaksina e saj Covid "mundet, në raste shumë të rralla, të shkaktojë TTS".

Kjo shënon një kthesë të dukshme që mund të hapë rrugën për pagesa në formë dëmshpërblimi në vlerën miliona paund. TTS – që nënkupton trombozën me sindromën e trombocitopenisë – shkakton mpiksjen e gjakut dhe një numër të ulët të trombociteve në gjak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.