Porosia Apostolike
Divorci i nevojshëm dhe mosdiskrimini i homoseksualëve, si mund te kuptohet Porosia Apostolike në Shqipëri
Porosia Apostolike “Amoris Laetitia – Gëzimi i dashurisë” nënshkruar nga Papa Françesku më 19 mars vjen për t’u përhapur edhe në Shqipëri. Kisha Katolike ka njoftuar se me porosi të Nuncit Apostolik dhe të Seketerarisë së Konferencës Ipeshkvore paraqitja e Porosisë Apostolike “Amoris Laetitia”, që sipas saj mund ta quhet vërtet një ngjarje e bukur për familjen dhe për Kishën, do të bëhet në Katedralen e shën Palit në Tiranë ditën e hënë.