austro hungaria
BE-ja në rrugën e Austro-Hungarisë: Formula për çdo gjë, zgjidhje për asgjë
Mediat në Kosovë raportojnë mbi “një përgjigje” të Bashkimit Europian, sipas të cilës “statusi i urës së Ibrit planifikohet të përfshihet në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut” mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu mjaftoi një gjest që Bashkimi Europian të njoftojë se kemi një çështje të re në kuadër të dialogut. Është tanimë e qartë për këdo, se në Bruksel shtetësia e Kosovës ka nisur të bezdisë shumëkënd dhe të cilësohet si kohë e humbur.