kthimi per rishqyrtim
Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin "Për noterinë" dhe ligjin "Për kadastrën"(argumentet e plota)
Presidenti i Republikës i ka kthyer sot për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë, dy projektligje shumë të rëndësishme: atë për noterinë dhe atë për kadastrën. Vërejtjet e arsyetuara të Presidentit përfaqësojnë oponencën e munguar në procesin ligjvënës dhe do të duhet që të merreshin parasysh. Tashmë është e qartë se Partia Demokratike ka lënë një vend bosh të cilin duhet ta mbushë sa më shpejt pasi mungesa në këto procese defaktorizon forcën politike në fjalë.