ajola xoxe
Lidhja politike dhe “profesionale” e kreut të ri të KLGj-së, Naureda Llagami
Naureda Llagami është zgjedhur sot në krye të Kolegjit të Lartë të Gjyqësorit, një institucion përcaktues në zgjedhjen e gjyqtarëve. Në media kanë qarkulluar shumë pak informacione për znj. Llagami, e cila thuhet se ka punuar në Gjykatën e Lartë në pozicion eksperti. Mirëpo duket se lidhjet politike të znj. Llagami në fjalë nuk mungojnë. Madje mundet që ato të jenë një ndër arsyet e këtij “katapultimi”.