zgjedhjet
PD: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se opozita nuk do të njohë zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër. Ai ka akuzuar edhe disa media që sipas tij, i shërbejnë planeve dhe intrigave të kryeministrit të cilin e quajti “I sëmuri i Tiranës”.
PS: Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Dibër, antiligjor dhe i pavlefshëm. Reagon Presidenti: Jam njoftuar zyrtarisht nga Gj. Kushtetuese më 1 gusht 2016
Partia Socialiste ka reaguar sot përmes deputetes Blerina Gjylameti mbi dekretin e Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Peshkopi, pas largimit prej detyrës të Shukri Xhelilit. PS-ja i është referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e Xhelilit, duke lënë vakant pozicionin e kryetarit të Bashkisë. Ajo e cilëson aktin të paligjshëm dhe i kërkon Presidentit të konstatojë pavlefshmërinë.
PD-ja zyrtarizon qëndrimin: Qeveria teknike, kusht i panegociueshëm për zgjedhje të lira
Partia Demokratike ka zyrtarizuar dot përmes kryetarit të saj, Lulzim Basha, kërkesën për qeveri teknike dhe reformë konsensuale zgjedhore si garanci për zgjedhjet e vitit 2017. Gjatë një diskutimi me gazetarët, Basha, renditi disa arsye pse qeveria e tanishme nuk është garanci për administrimin e zgjedhjeve të ardhshme. “...Zgjedhje të rrezikuara si asnjëherë nga korrupsioni dhe krimi ndaj nis me urgjencë kjo reformë për të bërë nul, përdorimin e parave të pista në fushatën zgjedhore.
Edhe SHBA me frikën e zgjedhjeve të manipuluara
Në një deklaratë të padëgjuar më parë nga ndonjë kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Anerikës, Donald Trump hodhi dyshime se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të jenë të manipuluara.
Duke folur në Ohio, Trump shprehu shqetësimin për intimidim të procesit pa dhënë më shumë shpjegime. Por kur u pyet më pas nga Fox Neës tha “Më 8 nëntor, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse këto zgjedhje do të jenë të manipuluara, dhe unë shpresoj që republikanët t’i monitorojnë nga afër, përndryshe do të na i marrin”.
Kryetarja e Komisionit të Integrimit: Çelja e negociatave në varësi të zgjedhjeve parlamentare
Majlinda Bregu, kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe një aleate e nënkuptuar e Edi Ramës në procesin eventual të votimit të reformës në drejtësi pa konsensuin e PD-së, tha sot për AbcNews se kalimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve shoqëruese, mund të çojnë në propozimin nga Komisioni Europian, për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. 7 ligjet që po diskutohen duhet të miratohen para muajit tetor, kur edhe publikohet raporti vjetor, në të cilin sipas Bregut, mund të ketë një propozim nga Komisioni.
Kryeministri i 2017-ës: Rama, Basha apo…Meta?
Në ato që shkruajnë e flasin këto ditë njerëzit pranë PD-së, ndjehet një ngazëllim nga fakti që në ditët e fundit të kalvarit të reformës në drejtësi, Meta ishte vendimtar për miratimin e saj jo me 94 vota, por me 140. Ngazëllimi i tyre nuk ka të bëjë ndoshta aspak me mënyrën sesi u votua kjo reformë, por ka të bëjë me mesazhin që u duket se ka dhënë Meta në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.
Koalicioni ka marrë fund. Drejt zgjedhjeve*
Përpjekjet e shumicës dhe komunitetit ndërkombëtar për një reformë në drejtësi, po prodhojnë një koalicion të ri në Shqipëri. Reforma në drejtësi ka ndarë në dy kampe politikën shqiptare. Pas deklaratës së sotme zyrtare të LSI, ajo ka një qëndrim të ndryshëm nga Partia Socialiste në pushtet dhe diplomatët perëndimorë rreth reformës, duke ju bashkuar qëndrimit të Partisë Demokratike.
Mbijeton Marjano Rahoi, zhgënjen Podhemos
Spanjollët votuan për të rinovuar parlamentin e ri pas krizës politike të 6 muajve të fundit. Rezultatet paraprake nxjerrin fituese Partinë Popullore të kryeministrit Marjano Rahoi me 31.4 për qind, por të pafuqishme për të fituar e vetme qeverinë. Socialistët e Pedro Sançes renditen në vendin e dytë me 23.8 për qind, ndërsa formacioni kundër masave shtrenguese “Podhemos” në aleancë me të Majtën e Bashkuar renditet parti e tretë parlamentare me 21.3 për qind.
Hileja e radhës, Majko: Zgjedhje dhe referendum për reformën në drejtësi në të njëjtën ditë
Reforma në drejtësi nuk po gjen dot rrugën e miratimit pavarësisht numrave të shumtë me blerje vote që po tentohen nga shumica qeverisëse. Nga ana tjetër një reformë e votave të blera është e cenuar në planin e legjitimitetit të vet, pasi nis me gap të gabuar një proces që shpallet si shërues i sistemit. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, bën një propozim që e deklaron si “opinion personal”. “Opinioni im personal është që le te shkojmë në zgjedhje dhe në referendum së bashku në një ditë.