zgjedhjet
Ripropozohet kalimi drejt sistemit proporcional dhe listat e hapura
Fryma e Re Demokratike ka bërë disa propozime në kuadër te Reformës Zgjedhore. Përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazmend Oketa FRD ka kërkuar lista të hapura dhe sistem zgjedhor proporcional rajonal. FRD propozon gjithashtu që numërimi i votave të realizohet në qendrat e votimit.
"TT"
Zaev hap listat e opozitës maqedonase për kandidatë nga popullsia shqiptare
Faktori politik shqiptar në Maqedoni shkon sërish i përçarë në zgjedhjet zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, me dy partitë tradicionale BDI-në e Ali Ahmetit dhe PDSH-në e Menduh Thaçit të kenë humbur kredibilitetin në popullsinë shqiptare që vijon të vuajë mungesën e kohezionit të udhëheqësve të saj sidomos për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e saj.
Kandidatë apo megafonë të Ilir Metës, kujt i shërben farsa e zgjedhjeve në LSI?
LSI po përpiqet të kthejë në normë farsën demokratike të garës për kryetar të partisë. Në lojë janë përfshirë dy kandidatë që e dinë rolin e tyre në këtë shfaqje, e cila po i serviret publikut si standard i demokracisë së brendshme në parti. Të gjithë e dinë se LSI është Ilir Meta dhe Ilir Meta është LSI dhe çdo ambicje tjetër që shëtit në takime partiake të LSI-së është një fabul e stisur me regji dhe skenar të kryetarit Meta.
Jo vetëm në Shqipëri/Trump: "1.8 milionë të vdekur, ende në listat e zgjedhësve". Kufizim mandatesh për anëtarët e Kongresit
Kandidati republikan Donald Trump, ka bërë dy deklarata të reja që mund të jenë ndikuese:
Së pari, ai do të propozojë(nëse zgjidhet president) një amendament kushtetues që kufizon numrin e mandateve për anëtarët e Kongresit. Dhe së dyti, ai ka deklaruar se në listat e zgjedhësve janë ende emrat e 1.8 milionë të vdekurve, "disa prej të cilëve", siç tha ai, "votojnë me siguri".
"Make America great again"/Madonna ofron seks oral për ata që votojnë Hillary Clinton
Këngëtarja e njohur ia ka dalë ta thotë edhe këtë gjatë një koncerti në New Yorks duke shtuar: "Se jam e mirë në atë punë. Nuk i ndaj sytë". E të tjera hollësi "befasuese", gjithnjë benefite të pranisë së Trump në garë. Dëshpërimi për kandidaten e dështuar demokrate duket se ka kapur kulmin, nisur nga oferta të tilla bajate.
Madonna opened for Amy. Msg @Madonna pic.twitter.com/qcfNAH4TOm
Protesta dhe kalim në listat e hapura. Opozita shpreson edhe te kushtëzimi i negociatave me zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur atë që mund të quhet aksioni politik i opozitës deri në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Opsionet duket se nuk janë shumë të favorshme për PD-në e cila po kërkon një betejë parimore, për zgjedhjet dhe kundër krimit, në një situatë ku pushteti po dëshmohet pragmatist dhe po bën llogari.
Teza e Bashës në intervistën dhënë sot për Top-Channel është e njohur: Nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën.m
Millo nuk ka rënë*
"Millo nuk ka rënë, e kur do të bie nuk dihet". Ky është një citat i përshtatur nga seriali dikur shumë i njohur televiziv në Mali të Zi për "Gjeknën", që pasqyronte në mënyrën më të mirë mentalitetin malazez.
Kryeministri: Jam kundër listave të hapura
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ndahen edhe për disa çështje të reformës zgjedhore. Sot paradite Ilir Meta, kreu i LSI-së, foli për ulje të numrit të deputetëve, por edhe për lista të hapura, si një mënyrë që do të largonte nga parlamenti, njerëz që nuk janë të përshtatshëm për nga ndikimi. Mirëpo nga Nishi ku ndodhet, kryeministri Edi Rama, ka kundërshtuar idenë e listave të hapura, duke lënë të hapur një opsion teorik si ai i “diskutimit të gjerë”.
Vyacheslav Volodin, kreu i ri i Duma-s, përflitet si kandidat për të pasuar Vladimir Putin në presidencën ruse
Vyacheslav Volodin është zgjedhur kreu ri i Duma-s ruse. Ai m ori mbështetjen e Kremlinit, pra të presidentit Vladimir Putin që është edhe qendra e pushtetit të vërtetë në Rusia. Ai fitoi që në raundin e parë ku mori 404 vota nga 449 deputetë ndërkohë që 40 deputetë mbështetën rivalin e tij, Dimitry Novikov.