zgjedhjet
Tani zgjedhjet i "menaxhon" Google
Google do të udhëheqë përpjekjet kundër manipulimit të zgjedhjeve europiane nëpërmjet platformave teknologjike. Pak muaj para zgjedhjeve europiane, Google synon të forcojë rregullat e transparences, që do të detyrojnë reklamuesit të provojnë se janë ose shtetas të BE-së ose subjekte me bazë në Evropë.
Fitore e hidhur për aleatin e Merkel në Bavari
Me një humbje prej 12 pikë përqindje dolën social-kristianët në zgjedhjet rajonale të Bavarise ku, sipas vlerësimit të televizionit publik gjerman, CSU ka fituar 35.5% të votave.
Nëse këto vlerësime konfirmohen partia simotër e Merkel, CSU merr rezultatin më të keq që nga viti 1950 në Bavari. Kjo do të thotë se ajo humbet për herë të parë shumicën absolute në Parlamentin Rajonal. Partia e dytë u renditën të Gjelbrit me 18.5%, të votave duke urritur me 9.9 pikë përqindje nga 2013.
Ekskluzive/Zbardhet strategjia dhe deviza e fushatës elektorale të Erjon Veliajt
Mbeten vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale, por kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka nisur përgatitjet. Redaksia e “Të Kripura” ka marrë vesh disa hollësi nga mënyra sesi Veliaj mendon të organizojë fushatën.
Doktor Johani: Në Ballkan zgjedhjet vonojnë integrimin europian
Maqedonia ndodhet në krizë politike. Duhet theksuar: politike dhe jo etnike. Referendumi për marrëveshjen e Prespës dha rezultate bllokuese dhe kjo jo për shkak të votës kundër, por për shkak të bojkotit. Për këtë arsye është normale kërkesa e opozitës konservvatore për zgjedhje të reja. Sikundër kjo kërkesë është konform standardit demokratik që parashikon se zgjedhjet janë korrigjuesi përfundimtar.
Po afrojnë zgjedhjet/Të njohim variantin siçilian të dëshmisë së penalitetit
E mbani mend kryeministrin Edi Rama kur deklaronte se për deputetët e vet që po dilnin se ishin njerëz të krimit, lante duart e thoshte se “kur kandiduan u kërkuam dëshminë e penalitetit”? Nëse jo, shihni videon e mëposhtme sa për të rifreskuar kujtesën.
Veliaj përgatit manipulimin e zgjedhjeve lokale. Krijohet Rrethi i Babagjyshit
Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot krijimin e Rrethit të Babagjyshit. Sipas njoftimit, rrethi është një nismë për të mbledhur dëshirat e fëmijëve të kryeqytetit për Vitin e Ri, si një mënyrë për të pasuruar vizionin e Tiranës së ardhmes. Kryebashkiaku Veliaj është shprehur me këshilltarët e Bashkisë se:
Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar Tiranën që duhet të ndërtojmë sesa ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve
Një gënjeshtër dhe një hall që lidhen me frikën nga zgjedhjet në Tiranë
Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në takim me administratorët e njësive bashkiake ndër të tjera tha:
Kthesa djathtas e Suedisë, sinjal për Europën
Suedia, e cila është konsideruar tradicionalisht si modeli më i suksesshëm i shtetit social në Evropë, po shkon drejt një orientimi të djathtë, me një ngjitje më të butë se vendet e tjera të BE-së.
Socialdemokratët u rrëzuan në zgjedhjet e së dielës, duke regjistruar rezultatin më të keq në 100 vitet e fundit. Megjithatë, ata mbetën forca më e madhe politike duke marrë më shumë vota sesa pritej.
Marrëveshje kushtetuese dhe krijim i qeverisë tranzitore*
Kushdo që ka ndjekur me kujdes zhvillimet politike të javës që shkoi dhe ka “lexuar” ligjërimet formalisht të moderuara të disa ministrave, mund të kuptojë se mbi qeverinë e të Kuqve të Rilindur në Tiranë, qëndron një paralajmërim i qartë nga rangjet më të larta të BE-së, se pa një ndryshim thelbësor të kursit politik, asnjë lloj tolerance nuk do të këtë në qershorin e vitit 2019, për formalizimin e kandidimit të Shqipërisë.
Drejt një monarkie presidenciale
Një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Turqi pyetja kryesore është nëse Rexhep Tajip Erdogan, i cili është në pushtet prej 15 vjetësh do të zgjidhet president që në raundin e parë dhe nëse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të ketë shumicën në Parlament.