Vucic
Kurti ka mbështetje të pakufizuar nga SHBA, Britania dhe Gjermania. Apelit i mungon Franca
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka dalë në një intervistë në Tv Prva, ku ka folur për situatën në veriun e Kosovës. Në një shfaqje karakteriale të tijën, Vuçiç ka bërë interpretimin regjizorial të pamjeve të shpërndara në mbarë botën e ku shihen huliganë që qëllojnë mbi KFOR-in.
Vuçiç nisi të fyente serbisht
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar diçka rreth takimit të saj me homologun serb, Aleksander Vuçiç në Moldavi, duke vënë në dukje se ai ishte takim i kërkuar me insistim nga Macron, presidenti i Francës. Në tryezën e diskutimit, Osmani thotë se ka vënë në dukje faktin se Vuçiç nuk pranon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën mori zotim verbal, por nuk ka firmosur.
E njeh Kosovën si shtet të pavarur? Njoh Kartën e OKB-së. Serbia nuk do luftë
Është shfaqur në një intervistë me Isa Soares, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ai ka mohuar të ketë “ndonjë lloj kontrolli” mbi protestuesit në veriun e Kosovës, por ka shtuar se është i bindur se ata kanë respekt për shtetin e Serbisë.
Pa hapësirë manovre
Kreu i qendrës serbe “Demostat”, Zoran Panović, citohet të jetë shprehur se Serbia aktualisht nuk duhet të hyjë në konflikt me KFOR-in në Kosovë, për shkak se do të jetë ky i fundit forca e sigurisë për serbët.
Problemi për Serbinë është se ndodhet në një hapësirë manovrimi që është shumë e vështirë të funksionojë. Mendoj se presidenti Vuçiç tha se serbët nuk duhet të hyjnë në konflikt të hapur me KFOR-in pasi këto janë forcat që duhet të garantojnë sigurinë e serbëve
Rama të ndërmjetësojë te Vuçiç: Ushtarët serbë nuk hyjnë më në Kosovë
Në një lidhje me studion e MCN TV, analisti politik nga Kosova, Fatmir Sheholli, Drejtues i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që të ndërmjetësojë te presidenti serb, Aleksander Vuçiç, mesazhin direkt se:
ushtarë serbë nuk hyjnë më në Kosovë. Kjo është punë e mbaruar tashmë
Sheholli e ka cilësuar këtë kërkesë për shkak të marrëdhënieve normale siç i quajti ai të Ramës me Beogradin.
Ndryshime "të thella dhe substanciale" në Politikën e Jashtme të Serbisë
Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka njoftuar ato që Iiquajti “ndryshime të thellla dhe substanciale” në politikën e jashtme të Serbisë. Duke marrë shkas nga vota pro Kosovës në Këshillin e Europës, Vuçiç ka reaguar personalisht duke folur nga një mbledhje qeverie ku siç raportojnë mediat serbe “ishte i ftuar nga kryeministrja Ana Brnabiç”.
Lëreni presidentin serb të shijojë “ditët rugoviane” në Kosovë
Alexander Vuçiç ka folur për fitore pas zgjedhjeve të fundit në Veriun e Kosovës. Ai ka nxituar ta interpretojë bojkotin masiv të serbëve si shenjë të refuzimit të politikës së Perëndimit dhe Prishtinës për 10 vjet mashtrime.
Vetëizolimi retorik i Vuçiç
Presidenti serb Alexander Vuçiç po merr pëherë e më tepër rolin e një luftëtari për pavarësinë e vërtetë serbe, duke u ndeshur verbalisht me Perëndimin që sipas tij e ka vënë Serbinë në një pozitë të vështirë llogardhënieje. Thuajse çdo javë, z. Vuçiç u pësërit serbëve se e gjitha kjo po ndodh për shkak të politikës së pavarur të Serbisë, të cilën ai e mbron me çdo kusht, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç përsërit parreshtur këngën se integrimi europian nuk ka alternativë për Beogradin.
Njerëzit e duhur për të bërë kthesën për Ballkanin Perëndimor
Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, president i Fondacionit të Konferencës së Sigurisë së Munihut, prezntohet sot në “Politico” me një opinion, përmes të cilit u bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të hedhin një hap historik në Ohër, më 18 mars të këtij viti. Duke sjellë shembull Gjermaninë, Ischinger vë në dukje se nëse Lufta në Ukrainë detyroi Berlinin të rishihte politikën e vet energjetike, dhe të bënte Kthesë – Zeitenwende – në të njëjtën mënyrë, edhe Serbia dhe Kosova duhet të pajtohen tashmë për të ardhmen e tyre.
Vuçiç njofton krijimin e "Bllokut Serb"
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar krijimin e Lëvizjes e Shtetit të Popullit dhe në kuadër të saj do të nisë një tur në mbarë Serbinë.
Sipas deklaratave të cituara nga mediat serbe, Vuçiç ka bërë të ditur se lëvizja e re do të krijohet në funksion të shtet – ndërtimit për mbijetesën dhe përparimin e Serbisë.