tvt
Diktatorët e mëdhenj parë me sytë e kuzhinierëve të tyre
“Si të ushqehesh një diktator” është rezultat i një hulumtimi disavjeçar të reporterit Witold Szabłowski. Pasi pa një dokumentar për kuzhinierët e ushtrisë, i cili kishte në qendër një burrë që gatuante për Titon, ai vendosi të gjurmojë kuzhinierët që punuan për disa nga diktatorët më të ashpër të botës. Ai gjeti pesë persona, secili me një histori të jashtëzakonshme për të treguar, se si gatuanin për Saddam Hussein-in, Idi Amin, Enver Hoxhën, Fidel Castro-s dhe Pol Potin.
Minishengeni, një përrallë pa faturë. Jaka: Vendet e rajonit refuzojnë produktet shqiptare
Kryeministri i vendit vrapoi pak javë më parë në Novi Sad për të firmosur të ashtuquajturin Minishengen Ballkanik duke shpallur se “ne nuk kemi pse të presim Europën”.
Qeveria pendohet për dhuratën e UNESCO-s, anulohet vendimi për ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”
Një vit pasi qeveria shqiptare kishte vendosur t’i dhuronte UNESCO-s ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”, ky vendim është tërhequr. Me një VKM të miratuar në mbledhjen e së mërkurës, qeveria ka vendosur që piktura do të qëndrojë në Shqipëri.
“Ngjallja e Shën Llazarit” do t’i dhurohej UNESCO-s me rastin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Me VKM-në nr 564, datë 29.09.2018, qeveria “Rama” vendosi që piktura e saporestauruar do t’i dhurohej organizatës që mbron trashëgiminë kulturore.
A e ka vrarë Macron ëndrrën e zgjerimit të BE-së?
Emmanuel Macron mund ta ketë fituar presidencën franceze duke premtuar se do të mposhtë populizmin, por ditët e fundit në Ballkan, atij po i referohen si "Trumpi europian". Arsyeja për këtë krahasim të pamundur është kundërshtimi i fortë i presidentit francez për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Ne jemi të gjithë kllounë
Shumë kritikë - janë një numër i madh për t’u cituar këtu –e kanë akuzuar filmin e Todd Phillips, “Joker” (2019), se glorifikon viktimizimin e meshkujve të bardhë. Ata janë shprehur të bindur se ky ishte një film i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm. Në “Joker”, Arthur Fleck (Joaquin Phoenix) është një burrë i bardhë, i dështuar e i dobët, i cili humb betejën me problemet mendore dhe kryen, siç edhe njëkohësisht frymëzon, akte dhune. Për kritikët liberalë, kjo histori ishte municion për kulturën e rebelimit në SHBA.
Kërkimet shkencore dhe “dora” e fshehtë e kompanive të mëdha që i financojnë
Përgjatë dy dekadave të fundit, fondet e industrisë për kërkime mjekësore janë rritur në shkallë botërore, ndërsa fondet qeveritare dhe jofitimprurëse janë ulur. Deri në vitin 2011, financimi i industrisë, në krahasim me burimet publike, përbënte dy të tretat e kërkimit mjekësor në të gjithë botën.
Financimi i kërkimit shkencor nga industri të tjera po rritet gjithashtu, duke përfshirë ushqim dhe pije, kimikate, miniera, kompjuter dhe kompani automobilistike. Dhe si rezultat, liria akademike po i ndien pasojat.
Racizmi i Reganit: Afrikanët, kanibalë dhe majmunë që kanë siklet të veshin këpucë
Një ditë pasi Kombet e Bashkuara votuan për të njohur Republikën Popullore të Kinës, në atë kohë guvernatori i Kalifornisë, Ronald Reagan, i telefonoi Presidentit Richard Nixon në Shtëpinë e Bardhë dhe zbrazi zhgënjimin e tij mbi delegatët që kishin dalë kundër Shteteve të Bashkuara. "T’i shihje ata, ata majmunë nga vendet afrikane – mallkuar qofshin - ata që ende nuk nuk janë mësuar të mbajnë këpucët veshur pa u ndier në siklet”, thoshte Reagan, ndërsa Nixon qeshte.
Lamtumirë privatësi!
Me shpikjen e pelenave të pajisura me sensorë që tregojnë nëse foshnja ka nevojë të ndërrohet, realizohet profecia e kontrollit të plotë mbi jetën e secilit, që nga djepi deri në varr. "Jeta private", një krijesë e mrekullueshme kulturore dhe psikologjike e qytetërimit borgjez që tani është në prag të zhdukjes, ka ardhur në fundin e saj për fat të keq. Materializohet ëndrra- makthi - totalitar dhe shtypës i transparencës absolute të çdo aspekti, madje edhe më të voglit, të ekzistencës sonë. Instalohet regjimi i mbikëqyrjes universale dhe absolute të përshkruar nga Michel Foucault.
Rënia e euros, Fasoneria: Mosbindje fiskale nëse s’ka reagim
Rënia e euros dhe dëmi i shkaktuar në ekonomi, mund të japë pasoja edhe më të rënda. Tashmë në mënyrë të vazhdueshme Fasoneria po paralajmëron qeverinë se do të ndërmarrë hapa për tj'u kundërpërgjigjur heshtjes. Pak ditë më parë ata pohuan se do të ketë protesta, ulje pagash dhe pushime nga puna, mirëpo mes tyre po diskutohet edhe një pikë e katërt, mosbindja fiskale.
Florian Zekja, përfaqësuesi i Unionit të Fasonistëve Shqiptarë, pohon se kjo ka të bëj me mospagesë e taksave për një kohë të gjatë.
Filozofia e Sorosit dhe krisja e saj fatale