shba

Miratohet ekstradimi i Assange drejt SHBA-ve

Postuar në 17 Qershor, 2022 17:19

Julian Assange, bashkëthemeluesi i WikiLeaks, një ndër njerëzit që përuroi erën e re të botës dixhitale në drejtimin e sigurisë, do të ekstradohet drejt SHBA. Mediat bëjnë me dije se ministri i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel ka miratuar tranferimin, një muaj pasi Gjykata e Lartë nuk gjeti çështje ligjore në sigurimet e autoriteteve amerikane për mënyrën sesi do të trajtohet Assange.

Clinton: ShBA mund të humbasë demokracinë kushtetuese

Postuar në 16 Qershor, 2022 21:32

Mjaftojnë disa vendime të gabuara që struktura të bjerë. Edhe në Amerikë për të cilën shumq shqiptarë besojnë se është e përjetshme. 

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, deklaroi në një intervistë për “The Late Late Show” se në ShBA ka shanse reale që të humbasë demokracinë e vet kushtetuese. 

Bota hyn në fazën e riarmatimit bërthamor

Postuar në 13 Qershor, 2022 22:26

Lufta në Ukrainë ka katalizuar rivalitetin e njohur mes fuqive të mëdha në një antagonizëm karakteristik për Luftën e Ftohtë. 

Instituti i Stokholmit për Kërkimin mbi Paqen ka paralajmëruar se bota po hyn në një fazë të re të riarmatimit bërthamor. 

Ka shenja të qarta se reduktimi që ka karakterizuar arsenalet bërthamore globale që nga fundi i Luftës së Ftohtë ka përfunduar

Presion Serbisë: Duhet të zgjidhni! Ish-ministri Jovanoviç: Serbia, pjesë e aleancave ushtarake vetëm në kohë lufte

Postuar në 24 Maj, 2022 15:07

Serbia po shantazhohet hapur për të mbajtur një qëndrim të qartë ndaj Rusisë për Ukrainën. Sipas mediave serbe që referojnë një takim të presidentit Aleksander Vuçiç me ambasadorin amerikan në Serbi Christopher Hill, pala amerikane ka bërë të qartë se politika e balancimit nga Beogradi nuk do të tolerohet më.

Kuadër i ri për tregtinë në Paqësor/13 vende firmosin marrëveshjen kundër ekspansionit të Kinës

Postuar në 23 Maj, 2022 15:53

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezantuar një nismë të re për tregtinë në zonën e Paqësorit dhe oqeanit Indian, si kundërpërgjigje ndaj ekspansionit të Kinës. Njoftimin e ka dhënë vetë presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një vizite në Japoni ku është firmosur edhe një dokument i posaçëm.

Një presidencë e mërzitshme

Postuar në 30 Prill, 2022 14:14

Thuhet se Edi Rama ka paguar 80 mijë dollarë për një foto me ish-presidentin amerikan Barack Obama. Ne mund të shtojmë duke besuar se “ku ka zë nuk është pa gjë” se Edi Rama me siguri i ka harruar këto para. Përtej kësaj, lajmi i mirë për marrëzi të inferioritetit është se Shtëpia e Bardhë nuk ka më atë interes që kishte dikur.

SHBA nuk përjashton ndërhyrjen ushtarake nëse Kina vendos baza ushtarake në Ishujt Solomon

Postuar në 27 Prill, 2022 11:39

Shetetet e Bashkuara të Amerikës nuk përjashtojnë një ndërhyrje ushtarake në ishujt Solomon në Paqësor, nëse Kina vendos krijimin e bazave aty. Gazeta “The Guardian” citon një “nga zyrtarët më të lartë të SHBA në Paqësor” i cili nuk e ka përjashtuar këtë opsion. Ambasadori Daniel Kritenbrink, ndihmës sekretar për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit ka thënë se një ekip amerikan ka zhvilluar një takim “kontruktiv dhe të këndshëm” me kryeministrin Manasseh Sogavare me të cilin janë ndarë shqetësimet e palës amerikane.

Ka edhe gazetaria(media) të urtët e vet

Postuar në 26 Prill, 2022 13:26

Nja dy ditë më parë, analisti Lorenc Vangjeli, paralajmëroi se ka të dhëna se për Berishën apo Bashën ka ardhur një dosje në SPAK. Zoti Vangjeli duhet thënë që ka përherë indicie, njësoj si gazetarë të caktuar të kronikës që kanë indicie për vrasje që do ndodhin dhe nuk ndodhin, për mëngjarashë dhe djathtoshë në qarkullim, përherë e më shumë të entuziazmuar nga mënyra sesi zgjidhin çdo enigmë në këtë vend.

Në SPAK paska ardhur bazmataja. Ne mund të pyesim pa të keq, po pse erdhi tani kjo dosje, kur vetë Berisha ka muaj që e kërkon? 

De Facto në luftë me Rusinë, SHBA organizon konferencë ndërkombëtare për armatosjen e Ukrainës

Postuar në 26 Prill, 2022 12:04

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë organizuar dhe drejtuar sot një konferencë me 40 vende të ndryshme me synim armatosjen e Ukrainës. Konferenca është zhvilluar në bazën ajrore amerikane të Ramstein në Gjermani, një sinjal ky që tregon ndryshime të mëdha në mjedisin e sigurisë në kontinent. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se synimi është që të ndihmohet Ukraina të fitojë kundër një invazioni të padrejtë të Rusisë. Por edhe për të mundësuar që Ukraina të ndërtojë një mbrojtje efektive për të nesërmen.

"Kundërpërgjigjes së Perëndimit po i prin Europa"

Postuar në 17 Prill, 2022 11:45

Prej 24 shkurtit, ditë kur Rusia nisi në Ukrainë atë që e quan operacion special, Perëndimi i është kundërpërgjigjur duke furnizuar me armë Kievin dhe duke vendosur sanksione mbi ekonominë ruse.

SHBA-të nga njëra anë dhe Europa nga ana tjetër kanë unifikuar qëndrimin përballë Rusisë, lidhur me atë që e cilësojnë agresion ushtarak në Ukrainë.

Pages

Subscribe to RSS - shba