nazistet

Holokausti, foto të papublikuara të krimeve të Nazizmit

Postuar në 26 Janar, 2016 22:22

Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.
Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945. Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton ende sot, në ditën e përkujtimit të Holokaustit. ‪

Idrizi: Çamët nuk kanë bashkëpunuar me gjermanët, traktati i miqësisë ka vepruar vetëm për palën greke

Postuar në 23 Janar, 2016 21:45

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaroi se çështja çame nuk është çështje pronash, por një çështje politike dhe historike për të cilën shteti shqiptar duhet të angazhojë shtetin dhe Kuvendin. Gjatë një aktiviteti të shoqatës "Çamëria", Idrizi tha se ka një udhërrëfyes mbi të cilin shtetin shqiptar duhet të veprojë e që është rezoluta e miratuar nga parlamenti shqiptar. "Ka qenë një politikë e qartë e shtetit grek për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve të çamërisë, një politikë për të tjetërsuar identitetin .

Rabini Yosef Mizrachi “njësoj” si Ahmadinejad: “Gjatë Holokaustit u vranë më pak se 1 milionë hebrej”

Postuar në 02 Janar, 2016 01:39

Një pjesë e hebrejve duket se e konsiderojnë Holokaustin si një shfaqje të errët të shekullit të 20-të, por që është mistifikuar. Më herët, ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad u bë lajm botëror kur deklaroi se Holokausti ishte ekzagjeruar. Ai madje u akuzua direkt nga Shqipëria se “ishte një Hitler i ri”. Këto ditë, mendimin e tij e ka riprodhuar edhe një rabin hebre, ultraortodoks, me banim në New York.

Pages

Subscribe to RSS - nazistet