marsi
Misioni i përbashkët Rusi-BE në Mars
Europa dhe Rusia ndërrmorën misionin e përbashkët për të zbuluar gjurmë jete në planetin Mars. Qëllimi i tyre është për të hedhur dritë mbi praninë e Metanit, nëse ai vjen nga burime gjeologjike apo biologjike. Raketa që mbante satelitin, e quajtur “Exo Mars” Trace Gas Orbiter (TGO) u lëshua nga Kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, në orën 09:31 minuta. Asaj do t’i duhen të paktën 10 orë kohë për ta vendosur satelitetin në trajektoren e duhur, drejt planetit Mars dhe nje udhëtim prej 500 milionë kilometrash.
Zbulohet pse Marsi po e humbet atmosferën
Miliarda vjet më parë Marsi, planeti i kuq duket njësoj si Toka. Të paktën kështu dyshojnë shkencëtarët nisur nga vëzhgimet e afërta. Por Marsi është një plan “fatkeq”. Diçka solli humbjen e aftësisë dhe mjedisit për mbështetur jetën dhe sot shohim një shkretëtirë të kuqe. Gjithçka nisi 3.7 miliardë vjet më parë dhe sipas të dhënave të fundit po vazhdon akoma. Ku shkoi gjithë atmosfera, uji, bimësia? Misioni “MAVEN”, pas orbitimit njëvjeçar në Mars ka dissa përgjigje.
E rrallë: Marsi, Venusi dhe Jupiteri këtë javë më afër se kurrë pranë njëri-tjetrit
Një ngjarje qiellore do të ndodhë këtë javë nga ku do të mund të shndrisin njerëz si dhe qytete të tilla si Nju Jorku. Këtë do ta vini re përgjatë mëngjeseve, për aq kohë sa qiejt do të jenë të pastër mes reve. Të dy planetët e shndritshëm në qiellin e natës, Venusi dhe Jupiteri, si dhe ai qëndron në mes tyre, Marsi, do të shfaqen të kalojnë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë kësaj jave. Ky takim i afërt është quajtur një kombinim i trefishtë planetar dhe nuk do të shohim asnjë tjetër si ky deri në janar të vitit 2021.
NASA për Plutonin: “Një botë e ndërlikuar si Marsi”
E pasur, shumë e pasur, një botë plot me aspekte të jashtëzakonshme dhe formacione sipërfaqësore. Imazhet e reja të Plutonit të dërguara nga horizonte të reja të NASA-s entuziazmojnë astronomët. Planeti xhuxh vazhdon të sjellë të papritura: nga fotot shfaqen zona që duken të mbuluara me dunat, lumenj azoti që rrjedhin nga malet dhe fushat, luginat dhe krateret. Sipas ekspertëve që ndjekin misionin, “sipërfaqja e Plutonit është aq komplekse sa dhe ajo e Marsit”.
Fusha magnetike e Tokës, garancia e jetës së saj, më e vjetër nga sa mendohej
Fusha magnetike është një arsye themelore pse në Tokë ka jetë dhe në Mars jo. Studiues të universitetit të Rochester në New York, kanë hedhur së fundmi një hipotezë sipas së cilës, fusha magnetike e Tokës është më e vjetër nga sa mendohej deri më tani. Sipas mendimit të përgjithshëm, ajo shkonte në 3.45 miliardë vjet, pra diçka më shumë se 1 miliardë vjet më e re se mosha e vetë planetit që vlerësohet në rreth 4.6 miliardë vjet. Sipas studimit të fundit, sugjerohet që fusha magnetike e Tokës të shkojë në 4.2 miliardë vjet. Me ekzistencën e saj lidhet edhe krijimi i pllakave tektonike.