libia

BE-ja, ishull i fortifikuar ndaj refugjatëve

Postuar në 18 Gusht, 2017 09:43

Nuk është vetëm Shqipëria pikë ku kontrollet kufitare për shmangien e azilkërkimit po koordinohen me polici të vendeve të BE-së. Së fundmi nuk ka kaluar pa vëmendje lajmi se Austria ka vendosur 70 trupa ushtarake në kufi me Italinë për të mos lejuar kalimin e refugjatëve. Italia është pikë hyrjeje dhe për vite të tëra nuk ka gjetur dot politikë më të mirë për menaxhimin e situatës sesa lejmin e kalimit të refugjatëve drejt vendeve destinacion, si Gjermania dhe Franca.

Egjipti bombardon Libinë pas sulmit vrasës ndaj të krishterëve

Postuar në 28 Maj, 2017 19:06

Forcat Ajrore egjiptiane vijuan sulmet ajrore në Libi për ditën e dytë radhazi, siç raportohet për agjencinë Reuters nga burime të afërta me Forcat e Armatosura egjiptiane. Objektiv kanë qenë kampet ku besohet se fshihen autorët e sulmit me 29 të vrarë nga komuniteti i krishterë.
Reagimi erdhi vetëm disa orë pas sulmit në provincën e Minya në jug të Egjiptit, i cili u mor përsipër nga Shteti Islamik.
ISIS muajin e kaluar vrau të paktën të paktën 45 njerëz në një seri sulmesh kundër pakicës së krishterë në Egjipt. 

300 mijë refugjatë pritet të hyjnë në Europë nga Afrika. Rruga ballkanike humbet rëndësinë

Postuar në 21 Qershor, 2016 09:38

Mbyllja e rrugës ballkanike mendohet se do ta ekspozojë Europën ndaj një vale migratore nga Afrika. Në mediat gjermane po qarkullon një vlerësim i Agjencisë Europiane për Mbrojtjen e Kufijve(FRONTEX), sipas të cilit hyrja parashikohet të ndodhë nga Libia me anë të gomoneve. “Llogarisim ardhjen e rreth 10.000 refugjatëve në javë nga Libia“, citon gazeta gjermane “Bild”, drejtorin e Frontex-it, Klaus Rösler, që ka folur në një aktivitet të Fondacionit Konrad-Adenauer në Bruksel.

Gedafi nuk ishte aq i keq sa thonë mediat në Perëndim

Postuar në 16 Gusht, 2015 23:25

Kush ishte Muhamed Gedafi? Një diktator, një shtypës i popullit të vet, një showman i politikës, pse jo një ekstravagant që jepte idenë e një njeriu të shkëputur nga realiteti. Mirëpo pushteti nuk mund të mbahet gjatë vetëm me teatrin që mediat perëndimore ia atribuojnë Gedafit si cilësi kryesore. "Telegrafi" publikon disa nga vendimet e qeverisjes së tij, që ngjajnë shumë sociale dhe përbëjnë atë anë të pushtetit të tij që me gjasë do mbahet në heshtje.

1. Nuk kishte asnjë faturë të energjisë elektrike në Libi; energjia elektrike ishte falas për të gjithë qytetarët e saj.

Pages

Subscribe to RSS - libia