Kuvendi Kombetar
Lideri i PD pengohet me këmbët e veta (Video)
Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar, për të votuar 170 anëtarët e rinj. Duke u kthyer përgjigje kritikave për mënyren e drejtimit të partisë, Lulzim Basha foli për hapje të saj, dhe për të mos u ndalur përballë çdo pengese që i del pëpara.
Basha sulmoi edhe qeverinë, ndërsa tha se Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm me zgjedhje dhe jo me dhunë.
Kuvendi Kombëtar i Përrallave
I ulur në një radhë, ngjitur me Sali Berishën, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka luajtur edhe sot teatrin e liderit të ndryshimit. NJë lideri që flet me fjalë të mëdha për misionin e PD-së kundër krimit, kapjes dhe oligarkëve.
E ndërkohë që ai fliste në një podium të Kuvendit Kombëtar të PD-së, njeriu kryesor i saj, ishte Sali Berisha. Ai që i ulur ngjitur me beniaminin e tij dha mesazhin kryesor se Lulzim Basha nuk luan nga karrigia. Se ai është i zgjedhur dhe konfirmuar për misionin e ruajtjes së status quosë.
Opozitë që fishkëllen opozitën
Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar, ku legalizoi ndryshimet në statut. Një hap më shumë drejt kontrollit të plotë të Partisë nga Lulzim Basha. Tjetër gjë mund të pritej nga një opozitë që ka përballë një qeveri me shumë defekte, aq më tepër në mandatin e saj të dytë. Zërave që mendojnë ndryshe nga Lulzim Basha delegatët iu përgjigjën me fishkëllima, gjest që mesa duket vazhdon të jetë konstituimi filozofik i partive politike, përfshi edhe i Partisë Demokratike që sot përfaqëson opozitën e vendit.