kolegji zgjedhor
Kolegji Zgjedhor me tre qëndrime për dekretin presidencial të anullimit të datës së zgjedhjeve lokale(dokumenti)
Vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor për kërkesën e Partisë për Unitet Kombëra, për çregjistrim nga zgjedhjet, u interpretua si rrëzim de facto dhe de jure i dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për anullimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në fakt në Kolegj ka patur tre qëndrime për dekretin në fjalë dhe vendimi është marrë i shoqëruar me dy mendime paralele. Ndonëse gjyqtarët kanë qenë dakord me vendimin, ata janë ndarë për pjesë arsyetuese, qartësisht për inetrepretimin e dekretit, të drejtën për ta shqyrtuar atë dhe pasojën që ka sjellë.
Kush fitoi dhe çfarë?
Pushteti ka lëshuar të gjithë zëlëshuesit e vet për të dhënë sihariqin: fitore!
Fitoi 30 qershori, ra Presidenti. Do të ketë zgjedhje më 30 qershor.
Po çfarë u fitua dhe kush fitoi?
Shqiptarët, Shqipëria, e ardhmja?
Jo, padyshim që jo. Fitoi PS-ja? As kjo parti nuk ka fituar. Fitoi Edi Rama? Po. Z. Rama e rregulloi që të fitojë të drejtën për të dhënë shfaqjen teatrale “Zgjedhje më 30 qershor”. Por zgjedhje me një emër në fletë votimi nuk ka. Ka votime.
Dojaka nuk heq dorë nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor. Data e zgjedhjeve në kufij të ligjit
Nëse dispozitat e Kodit Zgjedhor anashkalohen, atëherë është hapur rruga për çdo ankimim në të ardhmen
Partia Aleanca Popullore e drejtuar nga Artur Dojaka nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ankimi I vet në Kolegjin Zgjedhor ku ka depozituar kërkesë kundërshtinë e vet për listat e kandidatëve. Kolegjji ka vendosur të shtyjë në datën 22 maj shqyrtimin e kërkesës së PAP dhe në seancë do të thirren 15 partitë që janë regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit.
Konfirmohet 18 qershori, Presidenti këshillon Kolegjin Zgjedhor
Për zgjedhjet parlamentare përfliten gjithfarë skenarësh që shkojnë nga bojkoti te shtyrja, por presidenti i Republikës duket se është i qartë: zgjedhjet do të zhvillohen në datë. Ai ka zhvilluar një takim me anëtarë të Kolegjit Zgjedhor ndaj të cilëve ka apeluar për zbatim të ligjit.
“Me rëndësi veprimtaria e Kolegjit Zgjedhor. Trajtoni me korrektësi konfliktet që do paraqiten. Kolegji Zgjedhor duhet t’i qëndrojë kushtetutës dhe ligjeve”, citohet të jetë shprehur Presidenti Bujar Nishani.