investimet
Shenja jo të mira: Bie kërkesa për kredi nga biznesi
Kërkesa e biznesit për kredi vijon të ulet për të tretin tremujor radhazi. Të dhënat dalin nga një vëzhgim i Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, janë bizneset e mëdha ato që kanë rrudhur kërkesën për kredi, në zërin e investimeve. Kurse biznesi i vogël dhe individët e kanë rritur atë. “Në fund të gushtit, stoku total i kredisë që bankat kanë dhënë për biznesin ra në 359.2 miliardë lekë nga 372.8 miliardë që ishte në gushtin e një viti më parë”, raporton banka.
Thellohet kriza, nuk realizohet as plani i shkurtuar tek investimet
Të dhënat e 8 mujorit tregojnë se, fondi i investimeve me gjithë shkurtimin e aplikuar gjatë rishikimit të buxhetit nuk është realizuar në masën 9.7%. Nga 31 miliardë lekë të planifikuara për tu investuar në janar-gusht janë alokuar 28 miliardë lekë ose 3 miliardë lekë më pak se programimi.
Sipas “Monitor” me rishikimin e buxhetit shpenzimet kapitale u reduktuan me 4.7 miliardë lekë, nga të cilat: – Shpenzimet kapitale me financim të brendshëm u rriten me 5 miliardë lekë dhe shpenzimet kapitale me financim të huaj u reduktuan me 9.7 miliardë lekë.
Investimet publike në udhëkryq, realizohen vetëm 44% e tyre
Investimeve publike kanë mbetur në udhëkryq. Realizimi i tyre nuk është në nivelin e pritshëm për periudhën 8 mujore të këtij viti. “Tv Scan” raporton se sipas Drejtores së Investimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ilda Malile, për këtë vit investimet publike janë planifikuar në vlerën e 63.3 miliardë lekëvë, nga të cilat 35.2 miliardë lekë me financim të brendshëm dhe 28 miliardë lekë me financim të huaj. Ndërkohë realizimi për 8 mujorin është përkatësisht në masën 46 % dhe 43 %.
Investimet publike ndjekin trendin e një viti më parë: atë të mosrealizimeve
Duket se niveli i investimeve publike gjatë 8-mujorit, ka ndjekur trendin e një viti më parë, atë të mosrealizimit. Në një kronikë të trasmetuar nga “Tv Scan”, thuhet se ndonëse 6 mujori i parë i këtij viti ishte periudhë parazgjedhore, ku sipas eksperiencave të mëparshme duhet të kishim një “bum” investimesh publike, ka ndodhur e kundërta. Edhe gjatë vitit të kaluar për qeverinë pati kritika si nga opozita edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për nivelin e ulët të investimeve publike.
Shënim: Dy standarde mbi pronën
Bashkia e Tiranës, thuajse ditë për ditë njofton për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Për heqjen e karrigeve apo tavolinave nga rrugët e qytetit, duke theksuar madje marrjen e masave ndëshkuese. “Në ditën e pestë të aksionit për lirimin e hapësirave në Njësinë nr. 5, Bashkia e Tiranës po bën rehabilitimin e tyre. Pas lirimit të hapësirave ka nisur projekti për rikualifikimin e këtij blloku urban, për të shënuar fillimin e punimeve në këtë zonë dhe për rehabilitimin e ambienteve. Këto masa do të jenë tejet të ashpra.
Qeveria rishikon me ulje programin për investimet, shfaqen dobësitë serioze në realizimin e zërave
Ulje në programin e shpenzimeve kapitale për periudhën afatmesme 2016-2018, në krahasim me parashikimet e janarit. Ky është dhe rishikimi që ka bërë Qeveria, shkruan“Monitor”. Kjo ulje në parashikime shihet të ketë ardhur nga dobësitë serioze që po shënon qeveria në realizimin e zërit të investimeve edhe pse ai po vjen në ulje. Kështu pritjet për zërin më të rëndësishëm të buxhetit që ndikon në rritjen ekonomike shpenzimet kapitale janë shkurtuar me 9% për vitin 2016 deri në 35% më pak në vitin 2018.