intervista

Brokerat financiarë, ndërmjetësit që të gjejnë sigurimin më të mirë

Postuar në 09 Maj, 2018 13:40

Sa herë na është dashur të sigurojmë një pronë apo shëndetin, kemi shkuar direkt tek një nga kompanitë e sigurimit dhe kemi zgjedhur atë që na është ofruar. Në shumicën e rasteve nuk negociojmë për shërbimin më të mirë apo për garancitë për dëmshpërblim. Maksimumi që diskutojmë është ulja e çmimit. Në të gjithë botën këta elementë negociohen për klientin nga brokerat financiarë, një shërbim që ka filluar të ofrohet edhe në Shqipëri.

Macron: Tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin çon në luftë

Postuar në 05 Maj, 2018 15:26

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të çojë në luftë. 
Macron e ka nërë deklaratën në një intervistë me revistën gjermane “Spiegel” që citohet nga media të ndryshme. 

Kjo do të thoshte hapje e kutisë së Pandorës, do të thoshte luftë. Nuk besoj se Donald Trump do luftë

citohet Macron. 

Deputeti gjerman, Frei: Çështja "Tahiri", kriter për hapjen e negociatave

Postuar në 30 Prill, 2018 10:54

Deputeti gjerman i CDU-së, Thorsten Frei, deklaron se çështja “Tahiri” është kusht për negociatat dhe se ajo është referuar qartë para palës shqiptare gjatë vizitës së kësaj të fundit në Gjermani. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Frei thotë se PS-ja mori në mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm, Saimi Tahiri, duke mos lejuar një proces të plotë gjyqësor ndaj tij.

Intervista/Arkady Shilkloper, artisti i njohur rus në Tiranë: Tradita muzikore shqiptare, shumë mundësi për zhvillim

Postuar në 25 Prill, 2018 20:59

Artisti i madh rus me banim në Gjermani, Arkady Shilkloper vjen për herë të parë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar të Instrumenteve të Tunxhit. Një nga instrumentistët më të mirë në botë të kornos dhe alphorn-it, Shilkloper do të intepretojnë krah virtuozëve nga Italia, Amerika, Izraeli, Rumania dhe Kosova.

Intervista e plotë për TemaTV: 

 

Audio/Intervista e Liri Belishovës për Robert Elsien

Postuar në 25 Prill, 2018 12:45

Kjo është një intervistë e Liri Belishovës dhënë për Robert Elsie në vitin 2011. Mund të konsiderohet si një lloj dëshmie dhe refleksioni mbi fillimet e lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe atë që ndodhi pas Luftës. Aty Belishova flet për drejtuesit e regjimit, përfshirë Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe Nako Spirun.

D'Alema: Ballkani drejt Europës. Nuk është zgjerim, por shërim i një plage

Postuar në 20 Prill, 2018 14:25

Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema i ka dhënë një intervistë të përditshmes “Albanian Daily News” përmes së cilës flet për zhvillimet në Europë por edhe komenton proceset në Ballkan. D’Alema pranon se Bashkimi Europian aktualisht është i çorientuar duke u ndalur edhe te hapja e negociatave që së fundmi u rekomandua për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Shqipëria ndihmon SHBA-të dhe NATO-n me analizë gjeostrategjike

Postuar në 18 Prill, 2018 21:38

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shfaqur sot në një intervistë për Zërin e Amerikës ku ka folur për kërkesën që i është drejtuar SHBA-së për vendosjen e bazave në Shqipëri. Ministrja justifikohet për kërkesën me argumente qesharake, kur teksa pyetet me këmbëngulje nga gazetarët e ZA-së, nëse ka një kërkesë të tillë nga NATO apo SHBA, përgjigjet në mënyrë të tërthortë se Jo.

Taktikë e heqjes dorë nga Kosova?

Postuar në 17 Prill, 2018 12:38

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është bërë sërish lajm në Serbi me deklaratat e tij në Happy Tv, një televizion serb. 
Sipas asaj që përcjell agjencia B92, Haradinaj është shprehur ndër të tjera se: 

Kosova nuk ka një politikë të jashtme. Ne bëjmë pjesë në klubin e vendeve të drejtuarabnga Amerika

"Siria nuk është Aushvic. Aushvici nuk mund të krahasohet me Asgjë"

Postuar në 17 Prill, 2018 11:41

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka dhënë së fundmi një intervistë të cilën revista “Spiegel” e ka publikuar me titullin: Siria nuk është Aushvic. Ministri në fjalë ka deklaruar se ka hyrë në plitikë për shkak të Aushvicit, kampit të shfarrosjes organizuar dhe drejtuar nga Gjermania naziste.

Një intervistë me Playboy-n e “Agimit të Artë” (Video)

Postuar në 16 Prill, 2018 21:27

Televizionit turk  “TRT World” vendosi të intervistojë deputetin e Agimit tw Artë, Ilias Kassidiaris, duke e paraqitur atw  si një "playboy të sw djathtës ekstreme greke".

Në bisedën me korrespondentin e televizionit turk, Kasidiaris ankohet se Agimi i Artë ka zyrwn mw të vogwl në parlamentin grek dhe sepërveç faqes së partisë nuk ka asnjë mënyrë tjetër të propagandës.

Sigurisht, video nuk përmend vrasjen e tw riut Pavlos Fissas, por  shpjegon ngjashmëritë midis simboleve naziste dhe atyre tw Partenonit...

Pages

Subscribe to RSS - intervista