gazprom
A mund ta ndalë Polonia hovin e Gazpromit në Europë?
Piotr Wozniak, presidenti i firmës shtetërore të gazit, PGNiG është njeri me vizione. "Strategjia e PGNiG është të shpërndajë gazin natyror, që është një përzierje e importeve nga shelfi norvegjez, LNG, dhe prodhimi vendas", thotë ai në një intervistë me Deutsche Wellen.
Gazprom arrin marrëveshje antitrust me BE-në
Gazprom, kompania shtetërore ruse e gazit ka arritur një amrrëveshje antitrust me Bashkimin Europian duke I dhënë fund një hetimi 5 vjeçar. Komisionerja e BE-së për Konkurencës, Margrethe Vestager, ka deklaruar se po shihet për një zgjidhje që do ta bënte tregun e gazit më të konkurueshëm. Sipas saj vështrimi përpara ofron më shumë zgjidhje sesa aplikimi I gjobave pëër sjellje të së shkuarës, një politikë kjo që është kundërshtuar nga vendet e Europës Lindore.
Rusi-Greqi, projekt për një gazsjellës të ri
Greqia vijon të mbajë kontakte me Rusinë lidhur me ndërtimin e gazsjellësve që dalin në Europë. Mnistria e Jashtme greke njofton për një takim mes Giorgos Tsipras, sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Ekonomike dhe ministrit rus për Energjinë, Alexander Novak. Në takim është folur për atë që pala greke e quan: Gazjellësi Jugor Europian dhe siç njoftohet është rënë dakord që të vijohet puna. Bëhet fjalë për një projekt të ri që pason disa të tillë që i janë refuzuar Rusisë dhe duket se Greqia është e gatshme që t’i mirëpresë.