fryrja e mazhorances
Përse u “frynë” partitë në Qeveri dhe u “rrudh” opozita?
Blerja e votës dhe kërcëni mi i votuesve konsiderohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë si disa prej manipulimeve më të vështira për t’u identifikuar dhe faktuar. Pavarësisht kësaj, vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017 kanë pohuar se ka pasur blerje të votës dhe kërcënim të votuesve në të gjithë vendin.