emigrantet
Avramopulos: Shqipëria e përgatitur për të pritur emigrantë
Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos deklaroi në Tiranë se ka një plan emergjence që Shqipëria të presë emigrantë. Në konferencën për shtyp me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri ai tha se nëse do ketë fluks emigrantësh Shqipëria do të ndihmohet edhe nga Bashkimi Evropian.
Arrihet pakti BE-Turqi për emigrantët
Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët për trajtimin nga Turqia të emigrantëve. Marrëveshja e propozuar parashikon që të gjithë emigrantët që zbarkojnë në ishujt e Greqisë të kthen pas në Turqi. Në këmbim të bashkëpunimit, Turqia do të marrë një ndihmë të madhe financiare, dhe udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në zonën Shengen. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Turqia ka për të përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes për të gjithë emigrantët.
Fotolajm/Frika e hyrjes së emigrantëve, kontrolle të rrepta në Kakavijë nga pala shqiptare
Athina përgënjeshton La Repubblica-n: “Nuk i shtyjmë refugjatët drejt Italisë”
Qeveria greke ka përgënjeshtruar se po i nxit refugjatët që t’u drejtohen vendeve të tjera që i kanë të mbyllur kufijtë e tyre. Autoritetet greke as i drejtojnë, as i lehtësojnë refugjatët që të kalojnë kufij të mbyllur. Por përkundrazi, punojnë për t’i penguar, në kuadër të detyrave të tyre”, deklaroi të martën zëdhënësi i komitetit qeveritar të menaxhimit të krizës së refugjatëve, Jorgos Kiritsis.
Gati ushtria për të mos lejuar hyrjen e emigrantëve në Shqipëri
Shqipëria mund të përdorë edhe ushtrinë për të kontrolluar vijën kufitare në rast të një fluksi të mundshëm refugjatësh nga Greqia. Drejtori i Përgjithshëm i kufirit në policinë e shtetit Genc Merepeza dekalroi se aktualisht pikat doganore dhe rrugët ku mendohet se mund të lëvizin ata, po kontrollohen nga policia, e cila i ka shtuar sherbimet. “Në rastet që është e papërballueshme nga policia kufitare do aktivizohen të gjithë përfaqësuesit e autoriteteve që veprojnë.
Greqia akuzon për ksenofobi vendet e rajonit. Emigrantët: Na lini të kthehemi të vdesim në Siri
Qeveria greke ka kritikuar vendet e rajonit që nuk pranojnë refugjatët. Ministri alternat i mbrojtjes, Dimitris Vitsas, e ka konsideruar këtë si një turp, duke theksuar se kjo po ndodh edhe në vende prej nga para 25 vjetësh kishin ardhur në Greqi mijëra emigrantë.
Ngrihet kampi i parë i emigrantëve në kufi me Shqipërinë
Në qytezën e Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë, kanë mbërritur mbrëmjen e të premtes 162 refugjatë nga Siria. Shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Ata vinin nga Porti i Preiut, ku kishin mbërritur ditë më parë nga ishujt e detit Egje.
Refugjatët janë pritur me mjaft ngrohtë nga banorët, të cilët janë mobilzuar për t’i mbështetur duke ofruar kryesisht veshmbathje. 162 refugjatët janë sistemuar në mjediset e një kampi fëmijsh, ku strukturat e pushtetit vendor kanë krijuar me shpejtësi kushte tepër optimale.
Kreu i Agimit të Artë mbështet qëndrimin e Edi Ramës për emigrantët
Kreu i Agimit të Artë, Mihalis Mihaliolakos i referohet kryeministrit shqiptar Edi Rama për të treguar se pajtohet me linjën e tij radikale sa i takon çështjes së emigrantëve. Në një shkrim të tij të publikuar në mediat greke, lideri i ekstremit të djathtë grek citon deklaratën e kryeministrin shqiptar gjatë konferencës me Federika Mogerinin për të ndërgjegjësuar udhëheqjen politike të vendit të tij që të ndjekë shembullin e Edi Ramës dhe të mos pranojë asnjë emigrant në Greqi . “Shkupi e mbylli kufirin dhe lejon një numër shumë të vogël emigrantësh të kalojë.
Drama që po luhet në dyert e Europës (Foto)
14.000 emigrantë janë të detyruar të varrosin shpresat e tyre për një të ardhme më të mire. Kushtet në kampin e Idomenit në Greqijanë të tmerrshme për të thënë aspak njerëzore. Nata e fundit ishte dramatike. Emigrantët dhe anëtarë të OJQ-ve luftuan gjithë natën për të mbrojtur fëmijët, kryesisht nga shiu, balta dhe të ftohtit duke transferuar disa nga çadrat në vende më të mbrojtura. Mes baltës dhe shiut aparatët fotografikë “fiksuan” mrekullinë e jetës. Një porsalindur, në duart e një gruaje dhe një burri që po e lajnë jashtë në të ftohtë. Një nga dhjetra ikonat që të lë pa fjalë.