artistet

"Kerni po shpaguhet për marrëveshjet që ka bërë me politikën"

Postuar në 03 Gusht, 2016 10:49

Artistët e Teatrit te Operas dhe Baletit kanë firmosur një peticion drejtuar Kryeministrit për rikthimin e drejtorit Ilir Kerni në detyrë. Por tenori Rudin Sata i intervistuar nga Panorama thotë se ky është haraçi që Ilir Kerni po paguan për marrëveshjen me politikën.

Osman Mula: Duhet një institucion për hapjen e dosjeve. Përndryshe vazhdojmë me thashetheme

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 14:23

Debatit për përfshirjen e artistëve në bashkëpunim me Sigurimin i është shtuar edhe Osman Mula. Në një intervistë për “Panorama” Mula thotë se ajo që ndodhi së fundmi i ngjan thashethemeve.

Sa kishte depërtuar Sigurimi i Shtetit tek artistët?

Më vjen mirë që ma bëni këtë pyetje, por kam dëshirë t’ju them diçka. Debati i fundit mendoj se është më tepër si lloj thashethemi që sjell pështjellim, sesa rregullon punë.

Pse, a nuk është mirë që të dihen ca të vërteta, qofshin këto edhe për artistët?

Dosjet hapen live, Sherif Merdani: “Alida Hisku nuk është përdhunuar. Agim Krajka spiun i Sigurimit me pseudonimin “Belini”

Postuar në 26 Nëntor, 2015 10:46

Sa kohë që dosjet nuk do të hapen njësoj si pjesa tjetër e Europës Lindore, ato do të hapen në studio televizive. Dhe me të drejtë në një farë mënyre, pasi është e padurueshme që njerëz që deri më dje vendosnin me raportime në shërbimet sekrete, të vijojnë sot të japin leksione demokracie. Dhe një rast që me gjasë do të turbullojë ujëra është ai që ka përcjellë dje në “Opinion” Sherif Merdani, këngëtar i njohur dhe i burgosur politik në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Merdani ka rrëfyer edhe disa hollësi nga çështja “Hisku”: “Fenomeni ka ekzistuar, por në vitet ‘70 po ju them që JO.

Luan Pobrati: "Sigurimi ndikoi pak, ose aspak në krijimin e partive politike më '90-ën

Postuar në 03 Nëntor, 2015 10:08

Luan Pobrati, një ish-pjesëtar i Sigurimit të Shtetit i ka dhënë gazetës "Dita" një intervistë ku flet për disa aspekte të së shkuarës dhe akuzave për dhunë ndaj artistëve. Në intervistë del edhe ndonjë pseudonim për ndonjë artist, si dhe rrëfehet një moment për vitin '90.

-Z.Pobrati, si e vlerësoni ligjin për hapjen e dosjeve? A mendoni se ai do t’ja arrijë qëllimit?

Pages

Subscribe to RSS - artistet