Slideri Kryesor
Ngrihet kampi i parë i emigrantëve në kufi me Shqipërinë
Në qytezën e Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë, kanë mbërritur mbrëmjen e të premtes 162 refugjatë nga Siria. Shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Ata vinin nga Porti i Preiut, ku kishin mbërritur ditë më parë nga ishujt e detit Egje.
Refugjatët janë pritur me mjaft ngrohtë nga banorët, të cilët janë mobilzuar për t’i mbështetur duke ofruar kryesisht veshmbathje. 162 refugjatët janë sistemuar në mjediset e një kampi fëmijsh, ku strukturat e pushtetit vendor kanë krijuar me shpejtësi kushte tepër optimale.
11 bashki në prag falimenti, sekuestro tatimore 24 njësive vendore
Një proces auditi në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka nxjerrë në pah deri më tani 35 milionë euro detyrime të panjohura në pushtetin vendor. Qeveria ka vënë në sekuestro tatimore 24 njësi vendore, nga të cilat 11 bashki dhe 14 ish-komuna, ndër to edhe Bashkia e Kavajës, Fushë-Krujës, Divjakës, Përmetit etj. Njësitë e reja vendore në krizën e gjetjes së burimeve financiare, pas heqjes së taksës së biznesit të vogël, po shumëfishojnë tarifat e shërbimeve. Ja projekti i qeverisë për decentralizimin fiskal.
Kreu i Agimit të Artë mbështet qëndrimin e Edi Ramës për emigrantët
Kreu i Agimit të Artë, Mihalis Mihaliolakos i referohet kryeministrit shqiptar Edi Rama për të treguar se pajtohet me linjën e tij radikale sa i takon çështjes së emigrantëve. Në një shkrim të tij të publikuar në mediat greke, lideri i ekstremit të djathtë grek citon deklaratën e kryeministrin shqiptar gjatë konferencës me Federika Mogerinin për të ndërgjegjësuar udhëheqjen politike të vendit të tij që të ndjekë shembullin e Edi Ramës dhe të mos pranojë asnjë emigrant në Greqi . “Shkupi e mbylli kufirin dhe lejon një numër shumë të vogël emigrantësh të kalojë.
Ligji për përgjimet: Prokuroria, Policia dhe SHISH hyjnë direkt në server
Dështimi i hetimit të disa ngjarjeve për shkak të vonesave në përcjelljen e të dhënave që u është kërkuar kompanive të komunikimit sipas Top Channel ka detyruar Ministrinë e Brendshme të hartojë një projektligj që i detyron këto kompani, publike apo private, që brenda 24 orëve, ose 5 ditëve në raste specifike, t’i japin të dhënat e kilentëve të tyre prokurorisë, policisë apo SHISH. Në ligjin e mëparshëm nuk lihej një afat i përcaktuar, por thuhej pa vonesa, por prokuroria priste edhe 6 muaj. Projektligji i ri parashikon se vonesa e pajustifikuar kur dëmton hetimin përbën vepër penale.
Obama dhe Biden kundër propozimit të Kerryt për goditjen me raketa të forcave të Assad. Përvoja e Vietnamit frenoi SHBA-të
Tensionet për çështjen e Sirisë kanë mbërritur deri brenda administratës amerikane, ku ka patur mendime të ndryshme për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj Bashar Al Assad. Meda shtetërore iraniane, “Press-Tv” citon numrin e ri të revistës “Atlantic”, në të cilën shkruhet se presidenti amerikan Barack Obama ka hedhur poshtë disa herë propozimin e sekretarit të Shtetit, John Kerry, për goditje të kufizuara me raketa të forcave të Assadit, si një mënyrë për të “dërguar një mesazh” dhe për të detyruar presidentin sirian që të ulej në tryezën e bisedimeve.
Fotolajm/Taksa e hapësirës nis si taksë e frymës(përditësuar)
Tiranë, Policia Bashkiake në veprim. Pamje që kujtojnë fundin e viteve '80, kur nëpër qytete, njerëzve të ardhur nga fshati u ndalohej të shisnin perime dhe të blinin bukë gruri në furrat e bukës.
PS: Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj ka paguar gjobën që i është vënë zonjës në foto, raporton "Tema"
Gjobat si njollë në biografinë e biznesit. Në vitin 2015, vetëm 3.3% u shfuqizuan
Gjatë vitit 2015 biznesi ankimoi në Drejtorinë e Apelimit Tatimor 16.2 miliardë lekë gjoba, nga të cilat vetëm 3.3% e shumës u shfuqizua. Është një praktikë e konsoliduar tashmë që gjobat e vendosuar nga administrat tatimore është shumë e vështirë të shfuqizohen. Dhe në jo pak raste edhe kur ato me vendim shfuqizohen qëndrojnë në sistem për një kohë të gjatë duke krijuar probleme të mëdha për biznesin.
Serveri i Tatimeve, ish-ministri Cani: “Jam i bindur se ka vjedhje. Listën e audituesve e bëri Panajot Gjiknuri. Të ribëhet auditimi”
Pasi vartëset i faturuan gjithçka, ish-ministri i Financave është paraqitur në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar Hetimor për Serverin e Tatimeve. Ish-ministri ka deklaruar se ka bindjen se është konsumuar akti i vjedhjes, ndonëse prokuroria mbylli hetimin dhe deklaroi se nuk ka gjurmë të transferimit apo fshirjes së të dhënave. Me rëndësi është edhe fakti i deponuar sot nga Cani, sipas të cilit listën e audituesve e bëri ish-këshilltari i tij, Panajot Gjiknuri, vëlla i ministrit aktual të Energjetikës, Damian Gjiknuri. Më poshtë një pjesë e dëshmisë së ish-ministrit:
Kathimerini: Hera e parë pas 1940 që në kufirin greko-shqiptar do dislokohen trupa italiane
Mediat greke paralajmërojnë mbi mundësinë e hapjes së “korridorit të Adriatikut” për refugjatët. Ky korridor nënkupton kalimin e refugjatëve në Shqipëri dhe prej andej në Itali. Sipas tyre Komisioni Europian dhe qeveria italiane ndodhen në gatishmëri, megjithëse ende nuk ka shenja se kjo do të ndodhë. Gjithsesi, citohen burime nga Komisioni Europian, sipas të cilave, Brukseli po “përgatit një plan emergjence”, dhe se ministri i brendshëm italian do të vizitojë ditët e ardhshme Tiranën. Në fakt, vetë ministri i brendshëm italian, Angelino Alfano, e paralajmëroi vizitën e tij në Tiranë.