Slideri Kryesor

Lubonja, Blushi, Bojaxhiu dhe shkundja e sistemit

Postuar në 20 Mars, 2016 11:09

Fatos Lubonja ka mbi 15 vjet që shkruan pa pushim për nevojën e shkundjes nga jashtë të sistemit politik shqiptar. Sipas tij, partitë politike në Shqipëri kontrollohen nga një kastë oligarkësh, disa prej të cilëve kontrollojnë edhe botën e mediave dhe të krimit. Zgjidhja që ai sugjeron është lindja e një lëvizje të re politike, jashtë sistemit aktual, të pavarur nga kjo kastë oligarkësh, e cila ta shkundë sistemin.

Çfarë opozite kërkon Grida Duma?

Postuar në 20 Mars, 2016 10:33

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e Përmetit mbi situatën ekonomike dhe sociale të tyre. Siç njofton Partia Demokratike,Duma u foli përmetarëve për një opozitë që qytetarët duhet t’i besojnë si e vetmja alternativë për të rikthyer shpresën për punë dhe një jetë dinjitoze për shqiptarët.

“S'kemi për të bërë ndonjëherë opozitë vetëm për opozitë por në fakt duhet bërë shumë më tepër që njerëzit të ndjejnë që zëri i tyre po ushtron presionin e duhur, ashtu siç duhet të ndodhë në një vend normal demokratik”, tha Duma.

Kongresi pranon propozimin e Ramës, PS shkon në referendum në 9 Prill

Postuar në 19 Mars, 2016 22:06

Kongresi i Partisë Socialiste u mbyll pa supriza. Propozimi i kryetarit Edi Rama që anëtarësia të shkojë në referendum për të interpretuar statutin në lidhje me zgjedhjen e kryetarit u hodh në votë nga sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi,dhe u miratua në shumicë nga delegatët. Rama foli për një skenar  dhe axhendë personale të Ben Blushit që sipas tij ka për qëllim rrëzimin e qeverisë, ndërsa vetë Blushi deklaroi se çdo referendum që synon të zëvendësojë zgjedhjet është nul.

Nëse ka një Kënetë në Shqipëri, kjo e ka emrin: PS

Postuar në 19 Mars, 2016 19:07

Është viti 2016 dhe me gjasë kanë mbetur vetëm dy persona që vijojnë të mbajnë fjalë nga tribunat që nga viti 1991: Sali Berisha dhe Gramoz Ruçi. Të gjithë të tjerët, që nisën rrugën politike 25 vite më parë, ose janë spostuar, ose janë tërhequr, ose kanë humbur rëndësinë që kanë patur. Kjo sidomos në Partinë Socialiste që ka kaluar disa trauma të brendshme, të etiketuara shpesh si reforma dhe zhvillim demokratik i brendshëm.

Lobim për emërime në gjyqësor. “Njerëz të akuzuar po marrin detyra”

Postuar në 19 Mars, 2016 16:49

Gjyqtarë të akuzuar për fshehje pasurie janë emëruar së fundmi në detyra të ndryshme. Kështu thotë kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa për “Vizon Plus”, sipas të cilit verifikimi i dosjeve të gjyqtarëve do të bëhet me vëzhgim ndërkombëtar. Ai ka folur për lobim të gjyqtarëve, në funksion të ruajtjes së gjendjes aktuale, e cila shpresohet se do të ndryshojë nga kalimi i reformës në Drejtësi.

Pensionet private me pagesë të detyrueshme. Skemë financimi për fondet private nga sigurimet shoqërore

Postuar në 19 Mars, 2016 15:10

Qeveri mendon të vendosë së shpejti sigurimin me detyrim në skemat private të pensioneve. Gazeta “Shqip” raporton se në takimin e djeshëm të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore, një nga anëtarët e Këshillit Administrativ të ISSH-së, Naim Hasa, deklaroi se “në mbledhjen e fundit të këshillit është vendosur të paraqitet një studim mbi vendosjen e shtyllës së kontributit të detyrueshëm për skemat e pensioneve private”. Si operohet në këtë skemë?

Liria e shtypit vs Privacy - Hulk Hogan vs Gawker

Postuar në 19 Mars, 2016 13:56

Në mes të debatit të ngritur në Shqipëri prej projektligjit Harito mbi mediat online, mbërrin lajmi se gjyqi i famshëm Hulk Hogan vs Gawker përfundoi në fitoren e ërestlerit të famshëm Hulk Hogan dhe një dëmshpërblim masiv prej 115 milionë dollarësh.

Pavarësisht se në pamje të parë mund të duket sikur ministrja Harito mund të ketë të drejtë për të ngritur debatin, në fakt çështja në fjalë ia vlen të sillet pranë lexuesit shqiptar sepse mbart disa detaje shumë interesante mbi debatin "fjala e lirë online" kundrejt "e drejta private".

PS mban kongresin, Rama karikon socialistët

Postuar në 19 Mars, 2016 13:35

Partia Socialiste mban sot punimet e kongresit të radhës që u hap nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kryetari Rama i ciki është nën presionin e një grupi të vogël për moszgjedhjen si kryetar sicc parashikon statuti tha se socialistët do të dalin më të fortë nga ky kongres. “Ka një pakicë shumë të vogël këtu, që nga ky Kongres pret të gjejë sesi do t’i bëhet hallit statutor të mandatit tim dhe sipas tyre, unë këtu sot jam i pamandatuar”, tha Rama, duke shtuar se kjo do të diskutohet më gjerë në pjesën e tretë të Kongresit.

Rrëzohet avioni në Rusi, 62 të vdekur

Postuar në 19 Mars, 2016 11:14

Një aksident ajror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rusi, ku për pasojë kanë humbur jetën 62 persona që ishin në bord.
Boeing 737 – 800 i kompanisë FlyDubai, i cili ishte nisur nga Dubai kishte si destinacion Rostovin. Mediat raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni i drejtuar nga një pilot qipriot është rrëzuar në tentativë për t’u ulur në aeroport.
Ende nuk dihet shkaku i saktë i përplasjes së avionit, megjthatë mendohet se moti i keq, erërat e forta dhe ndriçimi jo i duhur i pistës, janë shkaktarët e këtij aksidenti fatal.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor