Slideri Kryesor
Drejtori i Beqajt, procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës, lekët në xhep
Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik, Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinierit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për falsifikim të dokumeneave dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011.
Telashe të reja për Netanyahun. Publikohet një foto e tij me Arnaud Mimran, i akuzuar si ideator i një skeme mashtrimi prej 282 milionë eurosh
Një foto e publikuar në faqen online “Mediapart” ku paraqitet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me një biznesmen gebreo-francez, Arnaud Mimran, ka prodhuar një akuzë të re për kreun e qeverisë në Telaviv. Lajmi është riprodhuar nga e përditshmja “Haaretz”, e cila nënvizon se Mimran është një person që akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë mashtruar BE-në në shifrat e 282 milionë eurove.
Video/ Protesta për parkun e Liqenit, Enno Bozdo dhe deputetët e PD nuk e durojnë padrejtësinë
Sindikalisti Basha!
Në përpjekje për të maksimalizuar çdo votë kundër qeverisë, kryetari i opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi një takim me të ashtuquajturat Bashkimi i Sindikatave të Pavarura për të deklaruar se në Shqipëri e djathta dhe sindikatat janë të së njëjtës filozofi.”Ne jemi të“një gjaku” në kuptimin që edhe PD, edhe sindikatat e pavarura i ka lindur Liria. Ne jemi lidhur që prej fillimit e në vazhdimësi nga respekti për vlerat e përbashkëta që janë të shenjta për ne dhe për ju: puna, dinjiteti iindividit të lirë,i punëtorit, i qenies njerëzore, ishqiptarit.
Presidenti: “Ligji i pronave përcjell një qëndrim antievropian”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është prononcuar sot në lidhje me ligjin e pronave dhe për reformën në drejtësi, duke hyrë në debatin politik si aktor deri më tani i anashkaluar. Nishani tërheq vëmendjen tek iniciativat e qevëerisë për të bërë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pronave, që sipas tij është antievropian. “Është një ligj ku për herë të parë, zyrtarisht dhe publikisht, përfaqësohet dhe shprehet një qëndrim antievropian të një qeverie në Shqipëri.
Ministri i Drejtësisë korrigjon disi veten: “Ligji i pronave nuk është më i miri, por është realist”
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dhënë sot një prononcim ku përsërit qëndrimin e tij se ligji i ri i pronave është e vetjma zgjidhje, ndonëse siç u shpreh ai, "ligji nuk është më i miri". “Do të thotë që do të përzëmë këta njerëz dhe do t’i themi që nuk na lënë të zbatohet ligji, do mendojmë si do të djegim paratë që janë vënë për kompensim. Do të bllokohet e gjithë veprimtaria e verfikimit. Janë 26 mijë vendime ndër vite që kërkojnë një përllogaritje në vlerë dhe nuk do të bëhen. Nëse duam të ngopemi me lugë bosh ligji që kishim ishte shumë i mirë.
Kompromisi: Ka “çështje të të Drejtave të Njeriut të popullsisë çame dhe pasardhësve të tyre”. Në këmbim: Greqia të heqë ligjin e Luftës
Ministri i Jashtëm i Shqipëriosë, Ditmir Bushati, publikon sot një shkrim në të cilin bën një sintezë të vizitës së fundit në Greqi. Pasi vlerëson se ardhja në pushtet e socialistëve e çtensionoi raportoin me Greqinë fqinje, Bushati, kalon në trajtimin e problemeve që ai i ndan në tre kategori: “Në grupin e parë: çështjet e trashëguara nga e kaluara, ku përfshihen çështja e Ligjit të Luftës; çështja e pronave të shqiptarëve të sekuestruara nga Greqia gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore; çështja e të Drejtave të Njeriut të popullsisë çame dhe pasardhësve të tyre.
Rrënimi i Palmirës
Pamjet tregojnë sesi është katandisur qyteti i famshëm në duart e ISIS
"Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen"
Familjarët e Fiqiri Muçës janë të irrituar nga dekreti i Presidentit Bujar Nishani për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Nazime Vishën. Mynyre Muça, bashkëshortja e viktimës, e ka cilësuar një vendim të padrejtë faljen e vrasësit të bashkëshortit të saj, babait të pesë fëmijëve.
Një Evropë, dy botë
Në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk bëjnë dallime midis refugjatëve dhe terrorristëve. Faktet atje nuk luajnë ndonjë rol të madh. Kryesisht tek këto shoqëri sundon refuzimi ndaj refugjatëve.