Slideri Kryesor
Ambasada e SHBA zbardh arsyet e refuzimit tw vizës për Prokurorin e Durrësit
Zbardhen arsyet përse Ambasada e SHBA në Tiranë refuzoi vizën e kreut të Prokurorisë së Durrësit, Agron Gjana. Në shkresën e ambasadës ngrihen dyshime se Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi. Sipas ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri pas vizitës në SHBA. “Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA.
Përse Berisha do që reforma në drejtësi të bëhet pas zgjedhjeve?
Nga shkrimet e përditshme të Berishës në faqen e tij në Facebook, si dhe nga deklaratat që bëjnë zëdhënësit e tij (Lulzim Basha, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi etj.), kuptohet qartë se ai synon ta shtyjë me çdo kusht reformën në drejtësi për pas zgjedhjeve parlamentare. Një synim i tillë do të ishte i kuptueshëm politikisht, në qoftë se gjasat për një fitore të koalicionit të rrudhur të PD-së do të ishin të mëdha pas një viti. Por a janë ato të mëdha?
Erdoganit nuk i mbajnë më nervat me gazetarët. Incident edhe në “The Brookings Institution”
Acarimi i i presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, me gazetarët po bëhet lajm kudo në botë. Aq sa po ndikon në objektivat e axhendës së vet. “Foreign Policy” shkruan se “The Brookings Institution” për një moment desh e fshiu nga nga kalendari i vet një vizitë dhe një fjalim të Erdogan në të, pasi truprojat e tij shtynë dhe goditën gazetarët turq dhe perëndimorë që ishin mbledhur para think tankut në fjalë në Washington. Presidenti i “Brookinks”, Strobe Talbot, kishte deklaruar se do të anulonte takimin duke krijuar një situatë të tendosur.
Dyshime se Llalla nuk justifikon pasurinë, ILDKP nis hetimet
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, nis hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Burimet i thanë "ABC News" se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.
Sondazh për këndin e lojrave tek Liqeni Artificial: 55% pro, 35% kundër
Në një sondazh që po zhvilloj me qytetarë të Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, 800 banorë të kësaj të fundit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të kryeqytetit, u pyetën rreth këndit të lojrave tek Liqeni Artificial i Tiranës. Nga përgjigjet e tyre, rezulton se 55% janë pro përfundimit të tij, 35% janë kundër, dhe 10% janë asnjëanës. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit kryeqytetas është plus/minus 3.4%.
Edhe Meta në Washington këtë muaj? Lobimi (pa pagesë) me kompanitë amerikane po jep produkt
Është bërë e ditur nga mediat se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, është ftuar në SHBA nbë një vizitë që do ta zhvillojë këtë muaj. Axhenda nuk dihet, njësoj si në rastin e Lulzim Bashës, ndoshta edhe sepse zyrtarët shqiptarë që shkojnë në SHBA, nuk e dinë as vetë deri në momentin e fundit se kë do të takojnë. Mirëpo duket se shanset për një vizitë në Washington e ka edhe Ilir Meta, kryetar i Kuvendit dhe i LSI-së. Ky i fundit ka publikuar dje një shkrim për çështje të sigurisë në një gazetë gjermane duke evoluar një rol më të madh të SHBA-së në Ballkan.
Hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga Rinasi. Ministri i Transporteve paralajmëron konçesion për aeroportin e Kukësit
Sot Ministria e Transporteve ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me “Tirana Airport Partners” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve. Ministr Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se menjëherë do të hapet aeroporti i Kukësit, në këmbim të të cilit TIA-s i është zgatur me dy vjet kontrata konçesionare. Zgjatje kontrate do të ketë edhe nëse qeveria mendon të hapë aeroporte të reja, por e rëndësishme është që bie situata monopol që ka ndëshkuar rëndë qytetarët shqiptarë me çmimet e kripura.
Nishani kthen ligjin për mediat audiovizive, s'bie dakord me formulën e zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së
Ndryshimi i formulës së zgjedhjes së Drejtorit të Radiotelevizionit Publik Shqiptar sipas presidentit të Republikës Bujar Nishani bie në kundërshtim me parimin e pavarësisë së këtij transmetuesi publik dhe kësisoj duhet rishikuar neni përkatës në ligjin e miratuar në datën 10 Mars në kuvend.
Ndihmë nga marinsat amerikanë për mjedisin
Postimi i ambasadës amerikane në Facebook:
"Trupa e marinsave, Komiteti i Gjelbërt, dhe vullnetarë të tjerë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndihmuan në mbjelljen e pemëve, ndërtimin e gardhit dhe lyerjen e mureve të parkut të ri për romët në lagjen e Tufinës në Tiranë. Grupi ynë punoi së bashku me stafin e Ecovolis, si edhe me vetë pjestarët e komunitetit rom. Edhe ju mund të bëheni vullnetar. Mblidhuni së bashku me miqtë apo fqinjët tuaj dhe mundohuni të ndihmoni në hapësirat më problematike të komunitetit tuaj".
Rusia e përgatitur përballë tankeve amerikane në Europën Lindore
Pse reagon e përmbajtur Moska pas konkretizimit të planeve amerikane për stacionimin e një brigade tankesh në Europën Lindore? Tendosjet mbeten megjithëse nuk ka konfrontim si në kohën e Luftës së Ftohtë. Aleksander Grushko, përfaqësuesi i Moskës në NATO, Bruksel në një prononcim për Deutsche Welle-n i kritikoi planet amerikane duke bërë fjalër "për hap tjetër që forcon kalimin e NATO-s në modele konfrontuese".