Slideri Kryesor
Briken Calja shpëton "nderin" e Shqipërisë në Rio
Me një ekip thuajse të shpartalluar që shkoi në Olimpiadë pa asnjë objektiv për medalje, nga peshngritja erdhi një zultat disi inkurajues si për të justifikuar udhëtimin deri në Brazil të të punësuarve nga politika në sport. Briken Calja u rendit i 6 në kategorinë 69 kilogram. Një përfaqësim deri diku i kënaqshëm ky për 26-vjecarin shqiptar që deri në momentet e fundit ishte në dilemë të dilte apo jo në pedan, nisur nga divergjencat me presidentin e Komitetit Olimpik, Viron Bezhani, zyrtar i LSI-së, ashtu si dhe kreu i Federatës Elez Gjoza.
Dossier/Pikëpamja sovjetike e kohës: Baza e Pashalimanit u likujdua njësoj si bazat e Finlandës dhe ajo e Port Arthur
Universiteti i Georgetown ka publikuar një memorandum të Anastas Mikojanit, i dërguar i liderit sovjetik Hrushov në Kubë, rreth bisedës katër orëshe që ai kishte bërë më 22 nëntor 1962 me Fidel Castro, Ernest Guevara dhe drejtues të tjerë kubanë.
Rusia do heqë gradualisht sanksionet ndaj Turqisë, diferencat për Sirinë do të tejkalohen
Rusia do të heqë gradualisht sanksionet ndaj Turqisë. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me homologun turk Erdogan në Shën Petërburg. Putin vuri në dukje se prioritet i Rusisë është që marrëdhëniet e dy vendeve të kthehen në nivelet e para krizës.
Thirrje për protestë kundër asimilimit të himarjotëve dhe grabitjes së pronave
Binzesmeni Nikollaq Neranxi, Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himariot, ka shpërndarë një thirrje për protestë përmes profilit të tij në Facebook. Neranxi flet për një plan asgjësimi në pikën më të ndjeshme: pronën. “Ai qe e ndjen veten pasardhes te himarioteve trima dhe te pamposhtur, duhet te vije me 14 gusht ne oren 19 ne Spile, ti themi jo grabitjes se pronave, jo asimilimit dhe cberjes tone si komunitet bashke me historine tone te lavdishme! Himariotet e pare luftuan me piratet e detit, ne himariotet e vitit 2016, duhet te luftojme me piratet e pushtetit!
Foto - Video/Akuza e PD-së: Klement Balili në Sarandë, në një resort me zv.drejtorin e Policisë, Rebani Jaupaj
Partia Demokratike ka denoncuar sot prezencën në Sarandë të Klement Balilit, ish-drejtor porti në Sarandë, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge. Sipas PD-së, Balili ka qenë në një resort ku ndodhet zv.drejtori i Policisë, Rebani Jaupaj.
Video e publikuar nga ish=kryeministri Sali Berisha:
Ana Brnabic, ministrja e parë gay në Serbi
Kryeministri Aleksandër Vuçiç, i cili krijon qeverinë e re serbe, deklaroi se është në dijeni se ministrja e Vetëadministrimit, është lezbike, por shtoi se atij nuk i interesojnë çështjet private.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=08&dd=08&nav_id=98844
Gazi lotsjellës si forcë zakoni e opozitës së VV-së në Kosovë
Vetëvendosja në Kosovë vazhdon aplikimin e opozitarizmit me frymë guerrilase, apo anarkiste, teksa ka hedhur gaz lotsjellës në Komisionin Parlamenatr të Politikës së Jashtme. Në komision diskutohej marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e cila votohet si ligj të enjten në Kuvendin e Kosovës, produkt i votës së qytetarëve. Reagimi i VV-së është tipik tashmë: kundërshto në emër të një marrëveshjeje ideale, apo duke shpallur tradhëti aty ku institucionet kanë tagër të vendosin.
Fatos Klosi “merret në pyetje” publikisht
Një akuzë publike ndaj ish-shefit të ShIK-ut, Fatos Klosi. Jo akuzë politike, por konkrete, bazuar mbi njohuritë operative që Izet Haxhia,mish-truproja e Sali Berishës pretendon se ka për Klosin. Të përfshirë në një debat mbi të shkuarën, Klosi dhe Haxhia kanë hapur disa letra, që janë interes pubik. Cilidoqoftë statusi i Haxhisë në këtë rast, akuzat e tij ngrenë dyshime mbi disa momente të karrierës së Klosit, që nuk mungon sa herë të shfaqet si ekspert i shërbimeve inteligjente etj.. Statusi në Facebook i Haxhiajt është në fakt një marrje në pyetje:
Gjykata Administrative "rrëzon" kërkesën e PS-së për zgjedhjet në Dibër
Gjykata Administrative ka lënë në fuqi dekretin e Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Dibër, duke mospraniar kërkesën e Partisë Socialiste për të rrëzuar atë. Gjykata ka ccmuar se ndodhet në kushtet kur kërkesa nuk legjitimohet për t’u gjykuar.