Slideri Kryesor

Trump, kandidati i vetëm i republikanëve. Pritet tërheqja e Nikki Haley

Postuar në 06 Mars, 2024 14:47

Ish-ambasadorja e OKB-së, Nikki Haley, pritet të tërhiqet nga gara për të përfaqësuar republikanët në zgjedhjet presidenciale. Humbja në ato që njihen në SHBA si zgjedhjet e Super të Martës është arsyeja që e shtyn Haley drejt tërheqjes, duke e lënë ish-Presidentin Donald Trump kandidatin e fundit të madh në mesin e republikanëve. Kjo i hap atij rrugën për të qenë i nominuari i republikanëve për përballjen me demokratin Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Raportues për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

Postuar në 06 Mars, 2024 14:24

Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që janë posedues të pasaportave nga Serbia. Ai e konfirmoi emërimin përmes rrjeteve sociale dhe tha se pret një vendim të shpejtë për anulimin e vizave për serbët e Kosovës, që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe.

Blinken njofton largimin e Victoria Nuland, nënsekretarja e Shtetit del në pension

Postuar në 06 Mars, 2024 10:41

Nënsekretarja e shtetit për çështjet politike, Victoria Nuland, do të largohet nga detyra. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se Nuland del në pension në javët e ardhshme.

Nuland lë postin e rëndësishëm në Departamentin e Shtetit, ku luajti një rol kyç në përgjigjen e SHBA-së ndaj luftës në Ukrainë – në një kohë kur financimi për Kievin ka ngecur në Kongres, ndërsa Rusia përparon në fushën e betejës.

Rreth një e katërta e studimeve shkencore mund të zhduken nga interneti

Postuar në 05 Mars, 2024 23:02

Një pjesë e mirë e artikujve shkencorë nnuk po arkivohen dhe ruhen siç duhet. Një studim i kryer me më shumë se shtatë milionë publikime dixhitale tregon se sistemet në këtë drejtim nuk ia dalin të mbajnë ritmin me rritjen e rezultateve të kërkimit.

Rezultatet e studimit u publikuan në Journal of Librarianship and Scholarly Communication.

Tërhiqet qeveria, ata që japin dhoma me qira për turizëm nuk do të taksohen si biznes

Postuar në 05 Mars, 2024 19:14

Qeveria është tërhequr nga propozimi për taksimin e qytetarëve që japin me qira vila apo apartamente përmes platformave si AirBnB apo Booking. Ministria e Financave njoftoi sot se drafti fillestar për turizmin, ku përfshihej regjistrimi i të gjitha njësive akomodues si biznese në QKB, do të ndryshohet.

Abkhazia synon bashkimin me Rusinë

Postuar në 05 Mars, 2024 17:51

Ministri i Jashtëm abkhaz, Inal Ardzinba, ka deklaruar se ai e sheh të ardhmen e vendit të vet, Republikën e Abkhazisë, në suzanë e Unionit Rusi-Bjellorusi.

Ne kuptojmë se një rrugë drejt një bashkimi është e gjatë dhe vështirë, por një pjesë e madhe e popullsisë sonë e mbështet këtë perspektivë. Kjo është pse ne do të përpiqemi për këtë gjë

citohet ai.

ATSH fton qytetarët të anëtarësohen në PS

Postuar në 05 Mars, 2024 09:46

Thirrja e kryeministrit Rama për hapjen e anëtarësimeve në Partinë Socialiste pasqyrohet si lajm në faqen e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Duke cituar Ramën, ATSH shkruan se kjo është një mundësi për « ripërtëritjen e familjes së madhe politike të gjithë shqiptarëve duke u bërë pjesë e saj për ta bërë këtë vend krenarinë tonë më të madhe ».

Demokracia greke pas Metapolitefsi-t

Postuar në 04 Mars, 2024 23:44

 

Dy të paditur për sigurinë kombëtare në inaugurimin e bazës taktike në Kuçovë

Postuar në 04 Mars, 2024 19:20

Në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore të Kuçovës si bazë taktike e NATO-s ishin të ftuar të merrnin pjesë edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olt Xhaçka. Nëse Begaj nuk mund të shmangej për shkak të detyrës. Xhaçka është aty si një dëm kolateral i një politike në sektorin e Mbrojtjes që me vendim gjykate u konfirmua se ka cenuar sigurinë kombëtare.

Z. Xhufi, në Himarën megjithë Labëri, votuan Fredi Belerin Jo Edin. Gëlltite!

Postuar në 04 Mars, 2024 19:01

 

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor