Slideri Kryesor
Kur u martova, humba jetën time
Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore është gjerësisht e përhapur në Azinë Qendrore. Por në mënyrë të veçantë, në Taxhikistan, një shoqëri thellësisht patriarkale, përmasat e saj janë akoma më të mëdha.
Zelenskiy refuzon negociatat direkte me Rusinë
Presidenti i Turqisë, Reçep Tayyip Erdogan, ka propozuar një samit paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, menjëherë pas takimit të tij me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Ndërkohë që ne vazhdojmë të solidarizohemi me Ukrainën, ne do të vazhdojmë punën tonë për t’i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë mbi bazën e negociatave. Ne jemi të gatshëm të organizojmë një samit paqeje ku Rusia të jetë po ashtu e pranishme
tha Erdogan.
Në Greqi flitet për sanksione ndaj Shqipërisë. "Presion i madh nga SHBA - BE në mbrojtje të vendit më antirus në Ballkan"
Gazeta e djathtë greke, “Kathimerini” shkruan sot se vendimi i marrë për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, hap siparin e një konfklikti të gjatë në Ballkan, të cilit mund t’i shtohet edhe Maqedonia e Veriut, nëse aty fitojnë nacionalistët. Në një shënim të shkurtër, gazeta nënvizon se Athinës i është bërë presion i madh nga SHBA dhe BE që të ndryshojë qëndrimin ndaj Tiranës për këtë çështje dhe se ky presion mund të dyfishohet nëse:
Franca këmbëngul për dislokim trupash të Perëndimit në Ukrainë
Franca po bën përpjekje të materializojë idenë e presidentit Emmanuel Macron për dislokimin e trupave të huaja në Ukrainë. Ministri i Jashtëm Stephane Sejourne ka qenë së fundmi në Lituani ku është takuar me homologun e vet Gabrielius Landsbergis dhe ata ukrainas, Dmytro Kuleba. Nga ky takim kreu i diplomacisë franceze ka deklaruar se Parisi i mbetet idesë, duke bërë thirrje që askush të mos kompleksohet nga kërcënimet e Rusisë.
SHBA, agjencia e sigurisë kibernetike bie pre e hakerimit
Një agjenci federale e sigurisë kibernetike në SHBA ka rënë vetë pre e hakerimit. Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturave, CISA, njoftoi se sulmi e detyroi të kalojë dy sisteme kompjuterash offline.
Armenia lëviz nga Rusia. "Aplikojmë për anëtarësim në BE"
Armenia po mendon të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në një intervistë për televizionin turk, TRT, ministri i Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan, ka theksuar se Jerevani po kërkon një afrim më të madh me Perëndimin.
Në Armeni sot po diskutohen shumë mundësi që përfshijnë edhe anëtarësimin në BE
ka thënë ai.
Serbët arrijnë kuotën ligjore. Zgjedhjet në Veriun e Kosovës mbahen më 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se zgjedhjet në katër komunat e veriut të vendit, me shumicë serbe, do të mbahen më 21 prill.
Sipas procedurës së kërkuar, nismëtarët e mbledhjes së firmave të votuesve kanë përmbushur kërkesën ligjore për 20% të numrit të votuesve në listën e zgjedhësve, çka ka çuar në miratimin prej KQZ-së të datës së zgjedhjeve të reja.
Kjo procedurë ishte propozim i qeverisë së Kosovës për të zgjidhur debatin mbi zgjedhjet në Veri që u fituan nga kandidatët shqiptarë për shkak të bojkotit të palës serbe.
Erdogan njofton daljen nga skena politike aktive
Media të ndryshme raportojnë se presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka njoftuar daljen nga skena politike.
Kjo është një finale për mua. Nën mandatin e dhënë nga ligji këto janë zgjedhjet e fundit për mua
citohet Erdogan.
Ai i është referuar zgjedhjeve lokale të 31 marsit. Ai u rizgjodh mes debateve të ashpra në maj të vitit 2023 dhe mesa duket ka vendosur ta mbyllë karrierën politike.
"Brenda jam lesbike”, ushtarët spanjollë ndryshojnë gjininë për paga më të larta
Debati për identitetin gjinor dominon kudo, veçanërisht në Spanjë ku me socialistët në qeveri tema ndonjëherë merr edhe konturet e absurdit.
Çështja tashmë ka rënë në vëmendjen e ushtrisë falë ligjit të ri në lidhje me të drejtat transgjinore, i prezantuar në mars 2023, i cili thjeshtoi procesin e vetidentifikimit gjinor për këdo 14 vjeç e lart, duke eliminuar nevojën për t’iu nënshtruar vlerësimeve psikologjike ose mjekësore.
Greqia mendon modelin izraelit të femrave në ushtri. Dendias: Kërcënohemi nga një vend që po shkon 100 milionë
Greqia po konsideron përfshirjen e femrave në shërbimin ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias ka njoftuar aktivizimin e një ligji të posaçëm për këtë çështje.