Slideri Kryesor
Marrëveshja Rama-Meloni, Gjykata Europiane i thotë jo procedurës së përshpejtuar kufitare
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët nuk pritet të marrë dritën jeshile të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Kjo e fundit i ka thënë jo procedurave të përshpejtuara, të parashikuara në protokollin e marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni.
Efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë një shtyrje e përkohshme e papërcaktuar e projektit që qeveria italiane ka në Shqipëri.
Vetëdija kombëtare në vetvete nuk është një fenomen statik
Vangjel Tavo emërohet prefekt i Vlorës
Vangjel Tavo është emëruar prefekti i ri i qarkut të Vlorës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, e cila ka shkarkuar Flamur Mamajn, duke i dhënë detyrën e tij ish-deputetit Tavo.
Mamaj e ka mbajtur detyrën e prefektit prej nëntorit të vitit 2017.
Ndërsa Tavo ka përfaqësuar Gjirokastrën në Parlament për disa mandate, fillimisht nën siglën e Partisë Socialiste e më pas nën atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.
Koleksioni privat i një ish-diplomati hedh dritë mbi tregtinë e fshehtë të artit aziatik
Historia e statujës së vogël prej ari të Budës nis më shumë se 200 vjet më parë, kur një argjendar e skaliti atë për oborrin e mbretit kamboxhian. Dhe përfundon në 2018-n, kur István Zelnik, ish-diplomat hungarez me pasion për antikuaret, e nxjerr atë në shitje në një faqe ankandi online.
Pastaj, si shumë copëza të tjera të artit dhe trashëgimisë nga vendet me të ardhura më të ulëta si Kamboxhia, Buda – në fronin e argjendtë – zhduket në tregun e zi. Qeveria kamboxhiane thotë se statuja, dhe qindra antika si ajo, nuk duhet të ishin shitur kurrë.
Korsika, një hap më afër autonomisë
Koriskanët duket se kanë arritur më në fund të drejtën për autonomi nën Republikën Franceze. Lajmi për një marrëveshje raportohet nga mediat e Francës që flasin për një tekst “që siguron një status autonomie për Korsikën”, 50 vjet pas nisjes së lëvizjes së armatosur korsikane.
Qeveria e Kosovës i kthen 24 ha Manastirit të Deçanit
Një ditë pasi i Dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, akuzoi qeverinë e Kosovës për mungesë komunikimi, Prishtina zyrtare ka autorizuar kalimin e pronave të Manastirit të Deçanit, këtij të fundit.
“Armët bërthamore i kemi për t’i përdorur”
Rusia mbetet në gjendje gatishmërie luftarake dhe është plotësisht e gatshme për një luftë bërthamore, tha pesidenti rus në një intervistë me median shtetërore.
Putin, i cili pritet t’i fitojë zgjedhjet presidenciale të 15-17 marsit, tha se Rusia do ta bënte këtë hap në rast se sovraniteti i saj kërcënohet.
Një hap më pranë jetës së krijuar në laborator
Sipas një teorie të diskutueshme, jeta filloi kur ARN-ja nisi të riprodhohej spontanisht. Tani studiuesit pretendojnë se e kanë përsëritur një pjesë të këtij procesi në një laborator.
Në intervista me Washington Post, shkencëtarët thonë se kanë krijuar një molekulë ARN-je që ka bërë kopje të llojeve të tjera të ARN-së, e cila i afron ekspertët e saj gjithnjë e më shumë për të krijuar kushte për jetën e hershme të Tokës në një laborator.
Dialogu sërish në fazë kritike
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se dialogu Prishtinë-Beograd është sërish në një pikë kritike. Eskobar e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me gazetarët pas mbërritjes në Prishtinë.
SHBA shton presionin mbi Austrinë për largimin e Raiffeisen nga Rusia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin ndaj bizneseve europiane që vijojnë të bëjnë biznes me Rusinë, apo në Rusi. “Politico” raporton se së fundmi, subjekt i këtij presioni është edhe banka austriake “Raiffeisen”, teksa në në një takim të zhvilluar së fundmi mes Ndihmës Sekretarit në Detyrë për Thesarit, Anna Morris dhe zyrtarëve auatrikë, janë vënë në dukje pasojat e nxjerrjes së bankës në fjalë nga sistemi financiar amerikan.