Blloku Politikë
Gati të merret në pyetje
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri do të pyetet të premten në Prokurori lidhur me akuzat që ka bërë pak javë më parë ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj. Burime nga organi i akuzës bëjnë ditur për panorama.al se gjatë paradites së nesërme, ministri do të japë shpjegime lidhur me akuzat e ngritura në media.
Washington Post sheh zgjedhje të parakohshme në Shqipëri
Ka kohë që qarkullon se Shqipëria mund të hyjë në zgjedhje të parakohshme,por këtë skenar e përforcon më shumë edhe gazeta amerikanen Washington Post. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të bindin Partinë Demokratike, forca kryesore e opozitës në Shqipëri, për të pranuar një paketë të reformës në drejtësi, e cila konsiderohet themelore për të siguruar nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.
Të gjithë të zhgënjyer, por ministri i Jashtëm italian këmbëngul në miratimin me konsensus të reformës në drejtësi
Ndonëse delegacioni i BE u shpreh i keqardhur për përgjigjen e PD ndaj propozimit amerikan, madje duke shpallur hapur ambicjen për të marrë në dorë procesin e vetingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Italia duket më e moderuar në raport me qëndrimet e palëve.
Luftë nervash, edhe BE me deklaratë arrogante kundër PD-së: Monitorimin do ta kemi ne
Bashkimi Europian ka dale me një deklaratë të fortë kundër Partisë Demokratike dhe qëndrimit të saj për propozimin e fundit amerikan për reformën në drejtësi. Në një deklaratë me shkrim ku shpreh keqardhjen që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis, BE thotë se besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas saj për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.
“PD-ja iu tremb paanshmërisë së gjyqësorit”
Partia Demokratike e refuzoi propozimin hibrid të hedhur nga Victoria Nuland, në një lëvizje që përcakton ecurinë e mëtejshme të zhvillimeve politike. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar refuzimin si tallje me shqiptarët dhe goditje të marrëdhënieve me partnerët stratgjikë. “Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës për propozimin e ardhur nga SHBA dhe BE, nga Victoria Nuland, sepse përgjatë një viti e gjysëm të procesit të hartimit të draftit të reformës në drejtësi, PD i ka dhënë me të gjitha mënyrat sinjalet, se nuk e do reformën në drejtësi.
Nga ndryshon propozimi i PD nga ai amerikan, sharra ngec te monitorimi nga ndërkombëtarët
Propozimi i PD-së kërkon përjashtimin e ndërkombëtarëve nga vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i përbërë nga tre kategori pozicionesh në strukturat e Vetting–ut: a) Komisionerët, b) Komisionerët Publikë dhe c) gjyqtarët e Dhomës së Apelit zgjidhet politikisht dhe është ai që përjashton kandidatët. Amerikanët propozuan që të marrin ata dhe jo europianët në dorë drejtimin e Komisionit Ndërkombëtar të Vetingut. Propozimi i PD-së është bërë dje. Por ai bie në kundërshtim me atë që kërkojnë ndërkombëtarët dhe draftin aktual në tryezën e komisionit të reformës.
Basha zhgënjen sërish amerikanët, heshtje apo pazar i Berishës me LSI?
Kur u duk se ishte gjetur formula e artë për konsensusin e reformës në drejtësi dhe pritej fjala e fundit nga Partis Demokratike, amerikanët të angazhuar fort në negociata duket se kanë marrë një tjetër zhgënjim. Të paktën ambasadori amerikan Donald Lu që në një reagim ka shprehur zhgënjimin për përgjigjen e marrë nga PD lidhur me propozimin e Nuland.
Me shkollë partie
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalë me rastin e festimeve të 25 vjetorit të themelimit. Në vazhdën e sensit autokritik, sa herë që dallga e aktiviteteve e nxjerr në bregun e bazës, kryetari i PS-së ka dhënë shfaqjen e realistit kur ka pranuar gabimet dhe punët e mira. Por më tepër rëndësi ka deklarata e tij se ka mësuar shumë. “Kam mësuar shumë në 10 vite në drejtimin e Partisë Socialiste. Në drejtimin e PS-së njoha më shumë Shqipërinë. Kam mësuar shumë për vendin, për veten për pushtetin dhe në dyshimin.
Meta në Mal të Zi - protestë nga deputetët serbë
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në një vizitë në Mal të Zi ku ka mbajtur edhe një fjalë në Parlamentin e këtij vendi. Meta ka vlerësuar marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërkohë që disa deputetë të Partië serbe, Demokracia e Re e kanë pritur me një pankartë. “Populli i Malit të Zi nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë, dhe ne shpresojmë se në rrethana gjeopolitike të mund të kthejmë flamurin tonë në Kosovë”, shkruhej në pankartën e deputetëve serbë të Malit të Zi.
Rama u përgjigjet kritikëve për koncesionet në shëndetësi: Bashkëpunim me privatin, s'kemi rrugë tjetër për investime
Banka e e Shqipërisë evidentoi në raportin e fundit nivelin e ulët të shpenzimeve publike duke i tërhequr vëmendjen qeverisë për një shpërndarje më të drejtë të investimeve. Nga ana tjetër qeveria vijon të jetë e bindur se në mungesë të kapaciteteve të saj financiare, rruuga e vetme për investime është bashkëpunimi me sektorin privat. Këtë e deklaroi kryeministri Rama gjatë inagurimit të shërbimit të ri të hemodializës në Shkodër.