Blloku Politikë
Hyri për negociata, doli me deklaratë për trafik votash
Nuk ka më vija të kuqe/Edhe një shtrydhje e fundit e propozimit hibrid
Takimi i sotshëm mes Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulëzim Bashës, ka përfunduar pas 1 ore e 45 minutash me një përfundim që mund të quhet taktik. Të gjitha palët kanë marrë kohën e tyre, duke caktuar tre negociatorë për të negociuar mbi propozimin hibrid të hedhur nga Victoria Nuland. Sipas këtij propozimi, kandidaturat për gjyqtarë e prokurorë do të kalojnë në sitën e një komision ad hoc, i quajtur si komisioni i Vettingut, i cili do të ketë përbërje të barabartë mes pozitës dhe opozitës.
Përpjekje për reformë kur mungojnë 71 vota për qeverinë!!! Fleckenstein flet për “negociata mbi propozimin hibrid, sipas rekomandimeve të Venecias”
Ambasadorët e angazhuar me reformën në drejtësi, Donadl Lu, i SHBA-së dhe Romana Vlahutin e BE-së, kanë refuzuar pjesëmarrjen në takimin e propozuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i parashikuar të zhvillohet sot pasdite. Shkak për këtë është bërë deklarimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që ka folur për qeverinë teknike.
Basha përshëndet propozimin e Metës për qeveri teknike dhe zgjedhje
Skenari për qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhje të parakohshme i propozuar nga Ilir Meta ka marrë mbështetjen e Lulzim Bashës. Kjo nuk përbën asnjë suprizë, veç faktit që ndoshta mes LSI dhe PD ka një kordinim të lëvizjeve. “Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojme krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmeri për organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe per stopimin e krizes se gjithanshme te vendit.
Rënia e koalicionit qeverisës dhe çështja “periferike” “Tahiri”
Dita e sotme ka qenë e ngarkuar me zhvillime politike që përqendrohen te deklaratat e kreut të LSI-së, Ilir Meta. Koalicionit qeverisës i mungon tanimë baza mbështetëse, mungon vullneti i një pale konstituive të tij, që ka ndasi thelbësore, pse jo interesa të kundërta me palën tjetër, konkretisht PS-në.
Por ndërkohë që brenda mazhorancës priteshin lëvizje të tilla, Partia Demokratike mbajti në axhendë dy çështje që lidhen me të njëjtin person: ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Ftesë për negociata, deklaratë për qeveri teknike/Reagojnë ambasadorët, por jo qeveria dhe PS-ja!!!
Deklarata e kreut të Kuvendit Ilir Meta, se ai fton në takim ambasadorët Lu dhe Vlahutin, si dhe Edi Ramën e Lulzim Bashën, për të diskutuar reformën në drejtësi, ka krijuar një situatë paradoksale. As Edi Rama dhe as Lulëzim Basha nuk kanë reaguar ndaj ftesës, ndërkohë që Top-Channel raporton dy reagime të ambasadës amerikane në Tiranë dhe asaj të Delegacionit të BE-së:
PD-ja paralajmëron publikimin e pamjeve filmike dhe fotove për grabitjen në Rinas. Akuzon ministrin e Brendshëm
Partia Demokratike ka paralajmëruar sot përmes deputetit Alban Zeneli, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, se do të publikojë pamje filmike dhe foto që lidhen me grabitjen në Rinas. Zeneli ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, si një zyrtar që po përpiqet të fshehë implikimin e tij në këtë histori.
“Jemi demokraci pocaqi, ndaj ndërhyjnë të huajt. Parlamenti i sotshëm, me njerëz nga rruga”
Paskal Milo , ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i Partisë Demokracia Sociale, i ka dhënë një intervistë gazetës “Shekulli”. Milo thotë se ndërhyrja e huaj nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri, se reforma në drejtësi herët apo vonë do të miratohet, por sugjeron zgjidhje politike. Sipas tij ky është një parlament i mbushur me njerëz të rrugës dhe për këtë ka përgjegjësi Partia Socialiste, e cila duhet të dëshmojë shkëputjen nga ky kontigjent. Më poshtë intervista me shkurtime:
Kryeministri fton kreun e PD-së për takim. Por nuk ofron asgjë
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për dialog për reformën në drejtësi, për një zgjidhje dhe konsensus, që aktualisht duket i pamundur. Jehonë e këtij presioni është letra e sotme e kryeministrit Edi Rama drejtuar Lulëzim Bashës, kryetar i PD-së.
Kukan – Fleckenstein: Ka mundësi për miratimin e reformës në drejtësi. OMN, rol mbikëqyrës
Faktorit ndërkombëtar për miratimin e reformës në drejtësi i janë bashkuar sot edhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, përmes një deklarate postiar në profilin tuiter të Kukan. “Na vjen keq që propozim- kompromisi i fundit i bashkësisë ndërkombëtare nuk është pranuar. Megjithatë, ne jemi të bindur ende se zgjidhja është brenda mundësive.