Blloku Politikë
Regjistrimi i portaleve, OSBE-qeverisë: Mbi cilat kritere janë përzgjedhur 44 faqet në fjalë?
OSBE-ja ka reaguar më në fund ndaj nismës së qeverisë shqiptare për regjistrimin e medias online në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir ka përcjellë sot shqetësimet e veta për këtë nismë duke sqaruar pozicionin e organiztaës në këtë kuadër:
Prisni lajme...gjermani erdhi
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri sërish enigmatikun në lidhje me rezultatet që priten nga policia në luftën kundër krimit. Në përfundim të një konference Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale, z. Mayer, Xhafaj tha jo zyrtarisht se lajme të mëdha do na dëgjojnë veshët, pasi zëdhënësat e ministrisë të kenë marrë urdhërin për t’ia shpërndarë publikut.
"Akuzat për Ballën shumë serioze"
Kryeministri u ndje i turpëruar nga sjellja e opozitës në Bruksel, ku eurodeputetët u njohën me akuzat e PD-së për Taulant Ballën. Përkundrejt injorimit që zoti Rama kërkon t'i bëjë "ndërkombëtarizimit" të çështjes Balla, është fakt se eurodeputetët nuk i kanë marrë edhe me aq shaka akuzat.
Klement Balilin nuk e kapi Ligji, por mund ta kapë Direktiva politike
Në takimin e sotshëm me përfaqësues të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama ndër të tjera tha:
Çdo familje të jetë si në shtëpi të vet në çdo hapësirë publike, kurse të fortëve klubet, parqeve t’iu duken dhe i huaj dhe të maten mirë kur hedhin hapin dhe hapin gojën.
Kryeministri: Policia duhet të luftojë edhe në planin mediatik për rezultatet e saj
Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë në dorë vetë luftën mediatike lidhur me perceptimin për kriminalitetin në vend. Në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, z. Rama ka kërkuar nga përfaqësues të Policisë që të reagojnë për çdo rast kur ngrihen akuza ndaj tyre. I irrituar me situatën e fundit, kryeminstri u është referuar statistikave zyrtare që e rendisin Shqipërinë ndër vendet e sigurta. Në faqen e vet në Facebook, kryeministri përcjell këtë mesazh:
Zgjaten hetimet për “kalorësin” Tahiri (dokumenti)
Prokurorët e çështjes Tahiri vendosën zgjatjen edhe me 3 muaj të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm.
Dy letërporosi, një e ardhur nga Mali i Zi` dhe Greqia konfirmuan daljen jashtë vendit të ish-ministrit në kohën që makinën ua kishte shitur Habilajve, por burime kanë pohuar se nuk është provuar kontakti me ta. Në dosje është përfshirë si detaj një udhëtim i Tahirit në Greqi dhe më pas kthimi me automjetin Audi A8, me të cilin kishin dalë jashtë vendit vëllezërit Habilaj. Një tjetër letërporosi pritet të vijë edhe nga Italia.
Paketa Antishpifje, nismë patetike. Mund të cenojë të drejtat themelore
Unioni i Gazetarëve pozicionohet kundër nismës së kryeministrit Rama për paketën anti Shpifje. Në një intervistë për televizionin TemA, kryetari i Unionit, Aleksandër Çipa pohoi se nisma e kryeministrit mund të cenojë të drejtat e mbrojtura me Kushtetutë. Ndërkohë i kujtoi kreut të qeverisë se kuotat e informimit në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon.
Kreu i PD-së flet për rikthimin e dënimit me vdekje
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklarohet pro dënimit me vdekje, duke shtuar madje se në momentin kur ai të vijë në pushtet, do të organizojë referendum.
Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin
citon “Vizion Plus” Bashën pas vizitës që ai kreu në Mat ku së fundmi një person vrau tre të tjerë.
Fillon betejën me shpifjen
Qeveria do të heqë dorë nga ballafaqimi i argumentave për çështje që ngrihen nga opozita apo nga media dhe do të zgjidhë në rrugë gjyqësore ato që i cilëson shpifje. Të paktën kjo nënkuptohet nga propozimi që kryeministri u ka paraqitur deputetëve në kuadër të paketës Antishpifje.
"Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë"- thuhet në një postim të kryeministrit.
Prishja e Teatrit/A do ta votojë Kryeministri ligjin kësaj radhe?
Partia Socialiste është e vendosur të kalojë ligjin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Pas dekretit të sotshëm të Presidentit që e ktheu për së dyti ligjin, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha: